Shkurt.ch
Zvicra më së shumti investon për hekurudhat
Zvicra investon 500 € për kokë banori në vit në hekurudha, duke zënë kreun e listës së vendeve evropiane për nga investimet në këtë sektor, tregon hulumtimi i Boston Consulting Group për modelet e subvencionimit të hekurudhave në Evropë.
Me një mesatare prej 220 euro për kokë banori që i ndan nga buxheti, Franca është njëra ndër vendet me subvencione më të mëdha në sistemin hekurudhor, shkruan e përditshmja franceze “Le Figaro”.
Dy vendet kanë tejkaluar Britaninë e Madhe apo Holandën, të cilat për çdo vit për këtë qëllim shpenzojnë rreth 130 € për kokë banori, ndërsa Portugalia dhe Polonia japin vetëm rreth 100 euro në kokë banori, thuhet në këtë studim të Boston Consulting Group për performancat e sistemit hekurudhor të kontinentit të vjetër.
Në studimin më të ri Boston Consulting Group synon të nxjerrë në pah lidhjen mes sasisë së fondeve buxhetore të alokuara nga shtetet për operatorët e rrjetit hekurudhor dhe performancën e tyre.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto Të ardhurat neto arritën në 6.4 miliardë dollarë amerikanë, duke shënuar kështu një rënie prej 16... -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg -
Gjysmëvjetori i Swatch-it: Rritet shitja, ulet fitimi -
Ulje çmimesh te prodhuesi i çokolatës Lindt & Sprüngli -
Elina Duni performoi në edicionin jubilar të Montreux Jazz Festival













