Kultura
Shoqata e Krijuesve Shqiptarë në Zvicër, me kryesi të re
Kuvendi zgjodhi edhe kryesinë e re prej 7 anëtarësh, kryetar u zgjodh poeti Shaip Beqiri
Të dielën në Avenches u mbajt kuvendi i Shoqatës së Krijuesve Shqiptarë të Zvicrës. Temë qendrore e punimeve ishte zgjedhja e kryesisë së re të këtij organizmi pastaj “leksikoni i krijuesve shqiptarë në Zvicër” si dhe tema të tjera organizative që për qëllim kanë avancimin sa më të mirë shoqatës, dhe punës në fushën e kulturës që bën ajo.
Në fillim u zhvillua një debat i gjerë e konstruktiv lidhur me projektin e “Leksikonit” të SHKSHZ-së, tashmë të bërë publik. Mjaft autorë shfaqën një numër të konsiderueshëm vërejtjesh me punën e kryesisë së deritashme dhe zhvillimin e shoqatës në përgjithësi, si dhe lidhur me mënyrën e konceptimit të projektit “leksikon”, pastaj me format se si është vendosur të krijohet një libër i tillë etj.
E dhëna se konceptuesit e këtij lloj “leksikoni”, kanë qenë një pjesë e ngushtë e kryesisë së kaluar, e posaçërisht mosprezantimi i asnjë lloj koncepti për hartimin e projektit në fjalë, mungesa e shpjegimeve dhe praktikave të njohura për këta lloj librash, moskrijimi i një këshilli botues i cili do të përcaktonte kriteret mbi ç’bazë do të punohej, dhe posaçërisht ngatërrimi mes asaj çfarë quhet leksikon e çfarë antologji, nga ana e njerëzve që ishin marrë me atë që ata e kishin emërtuar “Leksikon të Krijuesve Shqiptarë në Zvicër”, ngjalli një reaksion të shkrimtarëve e artistëve si Shaip Beqiri, Skënder dhe Elida Buçpapaj, Sabit Gecaj, Bujar Salihu, Fehmi Berisha, Adem Dërmaku e ndonjë tjetër.
Ata kërkuan që të formohet një këshill botues lidhur me projektin e “Leksikonit” dhe projektet e tjera që planifikohen në të ardhmen.
Ndër të tjera u tha që si praktikë, së pari duhet të studiohet mirë çdo projekt, të vendosen kriteret profesionale, dhe të hartohet strategjia e punës për çdo projekt.
Kuvendi zgjodhi edhe kryesinë e re prej 7 anëtarësh, kryetar u zgjodh poeti Shaip Beqiri.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













