Lajme
Qindra veta protestojnë me heshtje kundër femicidit, në Bulle
Shkas për këtë marshim të heshtur ka ishte vrasja e dyfishtë që ka ndodhur më 10 prill ku një shqiptar ka vrarë gruan dhe pastaj veten
Rreth 450 njerëz marshuan në heshtje në Bulle (FR) të premten, në nderim të gruas së vrarë nga burri i saj (të dy, shqiptarë nga Kosova) në Épagny më 10 prill, transmeton albinfo.ch.
Siç është raportuar tashmë, burri kreu vetëvrasje pasi vrau gruan e tij që po pastronte një shtëpi në fshatin Fribourg.
Të premten në mëngjes, një procesion arriti në sheshin e tregut dhe mori pjesë në lëshimin e balonave, raporton “La Liberté”. “Le të thyejmë heshtjen! Le të mbështesim viktimat! “Le të edukojmë, të mbrojmë dhe të veprojmë që të mos vidhet më jeta nga dhuna, në mënyrë që frika të pushojë dhe të triumfojë dinjiteti!”, është shprehur Marie-Ange Castella, organizatore e tubimit.
Një pjesëmarrëse nga Bulle në këtë marsh tha për gazetën: “Ndjej zemërim të tmerrshëm. Gjendja e grave në mbarë botën po përkeqësohet. Nuk mund ta kuptoj se çfarë ndodh në mendjen e një burri të aftë për një veprim të tillë”.
Një demonstratë që mblodhi së bashku rreth 300 njerëz, gjithashtu në reagim ndaj femicidit në Épagny, ishte zhvilluar tashmë të mërkurën në Fribourg.
Sipas Kolektivit të Gjenevës, “të paktën 14 femicide” janë kryer në Zvicër në vitin 2025. Kjo është pothuajse një grua e vrarë në javë – një shkallë alarmante, “dyfish më e lartë se mesatarja e viteve të fundit”, përcjell albinfo.ch. Kantoni ka investuar shumë pak në instrumente për të luftuar dhunën nga burrat, u tha në protestë.
“Autoritetet nuk po bëjnë mjaftueshëm, kudo në Zvicër,” tha Aude Spang, një anëtare e kolektivit, të mërkurën. Ka mungesë të hapësirës, stafit dhe burimeve. Masat e marra nga drejtësia e Freiburgut nuk arritën të mbronin gruan që u qëllua më 10 prill.
(Foto: Ssreenshot sfr)
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum SVP nuk tërhiqet: Kufizimi i emigracionit mbetet prioritet... -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune -
ETH Cyrih mbetet në mesin e 10 universiteteve më të mira në botë për të 12-in vit radhazi











