Tematike
Zvicra synon integrimin e refugjatëve në tregun e punës
Më shumë se gjysma e refugjatëve zotërojnë përvojë profesionale shumëvjeçare. Madje, 7 për qind e tyre kanë edhe një diplomë universiteti
Integrimi i refugjatëve në tregun zviceran të punës jo vetëm se do ta zbuste mungesën e fuqisë së kualifikuar punëtore por edhe do ta shkarkonte fondin për ndihma sociale. Kjo, për faktin se, sipas Zyrës Federale për Statistikë, mbi 80 për qind të azilkërkuesve në Zvicër jetojnë nga ndihmat sociale. Sipas një teksti të botuar sot në gazetën “Schweiz am Sonntag”, një dokument deri më tash i papublikuar i Skeretariatit Shtetëror për Migracion tregon se një numër i madh i refugjatëve që vijnë në Zvicër kanë arsimim të përfunduar dhe një përvojë pune në profesion.
Në kuadrin e projektit pilot “Shfrytëzimi i potencialeve – arsimimi kompensues” janë pyetur për shkallën e arsimimit dhe për përvojën profesionale 423 persona që posa kanë marrë një vendim azili ose pranimi të përkohshëm.
Nga kjo ka dalë se më shumë se gjysma e refugjatëve zotërojnë përvojë profesionale shumëvjeçare. Madje, 7 për qind e tyre kanë edhe një diplomë universiteti dhe dy për qind të tjerë kanë dëshmuar se kanë studiuar në një shkollë të lartë profesionale. 10 për qind të të pyeturve kanë vijuar gjimnazin ose kanë mësuar një profesion.
Përkundër faktit se struktura e azilkërkuesve të ardhur ndryshon në vazhdimësi, Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) konsideron se rezultatet e hulumtimeve të tyre të brendshme pasqyrojnë realitetin.
Pikërisht potencialin e përmendur profesional synojnë ta shfrytëzojnë më mirë kompanitë për ndërmjetësim të punës në Evropë. Në Gjermani për shembull, punëdhënësit kërkojnë që refugjatët të integrohen më lehtë dhe me më pak komplikime në tregun e punë, shkruan gazeta e përmendur dhe transmeton albinfo.ch.
Tashmë edhe në Zvicër kanë filluar të dëgjohen zëra të tillë. Kështu, shefi i ndërmarrjes zvicerane për ndërmjetësimin e punëtorëve “Manpower”, Patrick Mayer thotë: E përshëndes çdo mundësi të zgjerimit të bazës për rekrutim të talenteve. Këtu bën pjesë edhe përmirësimi i qasjes në tregun e punës për njerëzit që janë prej një kohe të shkurtër në Zvicër”.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot Çmimet e qumështit në Zvicër do të bien nga shkurti. Kriteret për dhurimin e gjakut do... -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv?











