Shqipëria
Shqipëria, destinacioni ideal për pushime të përballueshme, sipas “Huffington Post”
Sipas një artikulli të botuar në “Huffington Post”, Shqipëria po shndërrohet në një nga destinacionet më tërheqëse për turistët ndërkombëtarë, falë plazheve të saj të bukura, çmimeve të ulëta dhe mikpritjes shqiptare. Vendi është i njohur për të ofruar një përvojë të pasur kulturore dhe natyrore, ndërsa mbetet një mundësi e shkëlqyer për ata që kërkojnë të udhëtojnë pa shpenzuar shumë.
Me plazhe me ujëra të kristalta, qytete historike dhe një kuzhinë të pasur, Shqipëria është quajtur “vendi më i lirë në Evropë”. Çmimet e akomodimit janë shumë të përballueshme, duke filluar nga 10 euro për natë. Ushqimi gjithashtu ofrohet me çmime të ulëta, me një vakt të plotë që kushton rreth 5 euro dhe birra për vetëm 1 euro, transmeton albinfo.ch.
Plazhet, malet dhe qytetet historike, si Gjirokastra dhe Butrinti, janë disa nga atraksionet kryesore. Mikpritja e shqiptarëve dhe siguria e lartë po bëhen gjithashtu faktorë të rëndësishëm në zgjedhjen e këtij vendi për pushime.
Shqipëria, e cila është gjithnjë e më popullore për udhëtarët me buxhet të kufizuar, ofron mundësi të shkëlqyera për të shijuar udhëtimin pa rrezikuar shpenzime të larta.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau Aargau: Skuteri përplas fëmijën 5-vjeçar... -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet -
Fundjava sjell mot pranveror në Zvicër -
Çmimet e pronave në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit












