Shkurt.ch
Një fëmijë nuk lejohet t`i ketë dy etër të ligjshëm
Gjykata Federale e Zvicrës, si shkalla më e lartë e gjyqësisë në vend ka hedhur poshtë kërkesën e një çifti prej dy meshkujve homoseksualë për atësi mbi fëmijën e njëjtë. Ata nuk kanë të drejtë të regjistrohen të dy bashkë në regjistrin civil si prindër. I vetmi që mund të regjistrohet është dhuruesi i spermës, ose njëri nga partnerët, konsideron gjykata.
Dy homoseksualët që jetojnë në partneritet, dëshirën e tre për të pasur fëmijë e kishin plotësuar në Kaliforni, SHBA, përmes një gruaje të fekonduar në mënyrë artificiale spermën e njërit nga partnerët dhe e ka lindur fëmijën. Në SHBA atyre u është lejuar që të dytë të regjistroheshin në cilësinë e prindit.
Zyra e Gjendjes Civile në St. Gallen kishte refuzuar kërkesën që, përveç babait biologjik të regjistrohej si baba edhe partneri i tij homoseksual. Gjykata Administrative e Kantonit pastaj e ka kundërshtuar zyrën në fjalë. Por, përfundimisht Gjykata Federale i ka dhënë të drejtë Zyrës së Gjendjes Civile të St. Gallenit.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












