Futboll
Hopp Schwiiz me Riola Xhemailin në EURO 2025
Riola Xhemaili, 22-vjeçarja shqiptaro-zvicerane, do të jetë pjesë e listës së përfaqësueses së Zvicrës për EURO 2025.
Nuk është aspak e lehtë të jesh futbolliste në Zvicër, veçanërisht kur ke prejardhje të huaj. Me gjithë barrierat dhe stereotipat se futbolli është vetëm për meshkuj, gjithnjë e më shumë futbolliste shqiptare po u drejtohen fushave të gjelbra për të realizuar ëndrrën e tyre, të bëhen profesioniste në futbollin zviceran.
Ëndrra e tyre po kthehet në realitet, jo vetëm duke fituar trofe në ligat e Zvicrës, por edhe duke synuar pjesëmarrjen në një kampionat madhështor që do të zhvillohet pikërisht “në shtëpinë” e tyre. Zvicra do të jetë nikoqire e EURO 2025 për femra, një nga ngjarjet më të mëdha sportive në Evropë, pas vendimit të UEFA-s për ta organizuar këtë turne në tetë qytete zvicerane.
Ky do të jetë një moment historik, ngjarja më e madhe sportive për gratë që është zhvilluar ndonjëherë në Zvicër. Në këtë rrugëtim janë edhe futbollistet shqiptaro-zvicerane, të cilat po e realizojnë këtë ëndërr bashkë me tifozët e tyre, që do t’i ndjekin nga afër në stadiumet e Gjenevës, Cyrihut, Bernës, Bazelit, Thunit, Lucernit, Sionit dhe St. Gallenit, duke krijuar atmosferë elektrizuese në mbarë vendin.
Rreth 720 mijë bileta janë në dispozicion për këtë kampionat, i cili do të transmetohet në të gjithë Evropën. Zvicra synon suksesin në shtëpi, ndërsa Anglia vjen si kampione në fuqi.
Në këtë Evropian mund të shohim dy futbolliste shqiptare të shquara: njëra përfaqëson Zvicrën, tjetra Suedinë. Njëra është një talent i ri premtues, tjetra është një emër me përvojë ndërkombëtare.
Riola Xhemaili, 22-vjeçarja shqiptaro-zvicerane, do të jetë pjesë e listës së përfaqësueses së Zvicrës për EURO 2025. E rritur në një familje sportistësh, Riola është një talente me të ardhme të ndritur dhe një ftesë në këtë turne do të ishte realizimi i një ëndrre të madhe për të.
Ndërkohë, Kosovare Asllani, një nga lojtaret kryesore të Suedisë, vjen me përvojë të jashtëzakonshme në Lojëra Olimpike dhe Kampionate Botërore. Euro 2025 në Zvicër do të ishte një tjetër kapitull i paharrueshëm për të. Me një shqiponjë tatuazh në trup, ajo kurrë nuk e ka harruar prejardhjen e saj shqiptare.
Nga 2 deri më 27 korrik 2025, Zvicra do të jetë në qendër të vëmendjes me spektakël futbolli, pasion dhe histori personale frymëzuese. Dhe është pikërisht vendi i duhur për të shkëlqyer!
Në prag të këtij kampionati historik, paltforma albinfo.ch ka realizuar intervista me futbolliste shqiptaro-zvicerane që luajnë në klube dhe liga të ndryshme në Zvicër për të sjellë më afër zërin, përjetimet dhe ëndrrat e tyre.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër












