Kultura
Baleti i Kosovës jep shfaqje në teatrin e Grazit
Më 30 maj, ditën e shtunë, në orën 19:30, trupa e Baletit të Kosovës do të prezantohet me shfaqjen “Your stories, my story”, në Graz të Austrisë.
Shfaqja e baletit “”Your stories, My story” është menduar si një performancë e përgatitur enkas për Baletin e Kosovës, të bazuar në intervista dhe shkëmbime mes koreografit Darrel Toulon dhe 20 valltarëve të baletit.
“Your stories, my story” është balet modern, i bazuar në vuajtjet e popullit të Kosovës dhe balerinëve në veçanti gjatë luftës së fundit. Kjo përveç që kërkon përkushtim të madh fizik, edhe aspekti emocional luan një rol të rëndësishëm, pasi secili prej tyre ka qenë pjesë e asaj ngjarjeje.
“Ky është një rast i shkëlqyeshëm për Baletin Kombëtar për të pasuruar më tej profilin kulturor ndërkombëtar të Kosovës para një publiku kulturor dhe artistik që kërkon shumë dhe për të krijuar mundësi të reja për veprime rajonale dhe ndërkombëtare të krijimit të rrjeteve dhe të bashkëpunimit”, thuhet në një njoftim për media nga Baleti i Kosovës, njofton albinfo.ch.
Sipas këtij njoftimi, “Your stories, My story” u dha për herë të parë në Prishtinë në tetor 2014 dhe pati një sukses të madh dhe një pritje të ngrohtë nga publiku i Kosovës.
Për këtë shfaqje trupa ka bashkëpunuar me koreografin austriak, Darrel Toulon.
Shfaqja është një projekt i përbashkët i Baletit Kombëtar të Kosovës, të mbështetur nga projekti “Culture for All” dhe i Ambasadës Austriake në Kosovë.
Më 30 maj, Baleti i Kosovës do të ketë rastin të paraqesë këtë shfaqje para publikut austriak në Teatrin e Grazit falë mbështetjes zemërgjerë të Ambasadës së Austrisë në Kosovë dhe kontributit të madh të Darrel Toulonin, drejtor i Baletit të Grazit, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029













