Sport
Blatter në vështirësi, lajmi për “ndalimin” e tij është spekulim
Lajmi se Blatterit gjoja i është ndaluar lëshimi i Zvicrës del spekulim pasi përgënjeshtrohet nga Prokuroria Federale
Pas arrestimit të shtatë funksionarëve të FIFA-s dhe dy ditë para mbledhjes ku do të rizgjidhej në postin e tij, presidenti aktual i kësaj organizate Sepp Blatter është vënë në shënjestër të medieve. Disa medie madje kanë publikuar edhe spekulimin se Blettar-it i është urdhëruar nga policia të mos e lëshojë Zvicrën. Ndërkohë ky thashethem i botuar së pari nga gazeta britanike “Sun” dhe i përsëritur edhe nga bulevardeskja gjermane Bild, është përgënjeshtruar. Prokuroria federale e Zvicrës ka thënë për mediet zvicerane se kjo është thjesht një çmendi dhe nuk ka të bëjë me të vërtetën.
Por pavarësisht nga kjo, gazetat zvicerane sot kanë pasur Blatterin në faqet e para dhe nuk kanë munguar kritikat ndaj tij.
Kështu, për gazetën “Neue Zürcher Zeitung”Blatteri “bart përgjegjësinë për atë kulturë (mënyrë sjelljeje) brenda FIFA-s që ai gjatë mandatit të tij të stërzgjatur së paku e ka toleruar”, transmeton albinfo.ch. Ndërsa “Tages Azeiger” është më e ashpër: “Në asnjë biznes tjetër Blatteri nuk do të tolerohej më. Por te Fifa atij i jepet rasto edhe të luajë rolin e rinovuesit”.
Vetë Blatter është paraqitur mbrëmë para publikut dhe ka bërë apel për qetësi. Ai me këtë rast ka përshëndetur hetimet por ka përkujtuar po ashtu se hetime të brendshme në Fifa janë duke u zhvilluar prej vitesh.
Mediet shkruajnë se pritet që në mbledhjen që sot e ka Uefa, mund të pe¨rcaktohet për bojkotimin e Blatter-it në mbledhjen zgjedhore që Fifa e ka pasnesër.
Është interesante se përkundër kritikave që i vijnë nga shumë anë, Blatter ka marrë përkrahje nga presidenti rus, Putin. Sipas tij, fushata kundër Blatterit është pjesë e një “konspiracioni nga SHBA”. Por, kujtojnë mediet, mbrojtja nga Putini vjen më shumë për faktin se Rusisë i është besuar nga Fifa organizimi i Kampionatit Boteror në vitin 2018. Dhe ky vendim është kritikuar nga shumë anë.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarët... -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit Zvicra dhe Austria kanë vendosur të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, duke planifikuar blerje të... -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet -
Nënkontraktorët e DHL-së në Zvicër paralajmërojnë rrezik falimentimi -
Model i ri banimi në Zvicër: Sa më shumë banorë në një apartament, aq më e ulët qiraja -
Një valë e re nxehtësie godet Zvicrën, alarm për valë të nxehti në disa rajone frëngjishtfolëse













