Lajme
Zvicra do të ndryshojë mënyrën se si u jepen antibiotikët pacientëve
Me qëllim që të zvogëlohet zhvillimi i rezistencës ndaj antibiotikëve, qeveria zvicerane vendosi të rishikojë kuadrin ligjor të nevojshëm për shpërndarjen e këtyre barnave.
Tabletat me antibiotikë shiten aktualisht në paketimin e prodhuesit, që do të thotë se edhe nëse doza e përshkruar është dy herë në ditë gjatë pesë ditëve (domethënë, 10 tableta), paketimi mund të përmbajë dyfishin e kësaj sasie, përcjell albinfo.ch.
Në Zvicër, në 30 deri në 50 përqind të rasteve, sasitë e përshkruara të antibiotikëve nuk korrespondojnë me sasinë e përfshirë në paketimin origjinal.
“Kjo mund të çojë në përdorim të papërshtatshëm dhe zhvillimin e rezistencës”, deklaroi Këshilli Federal në një njoftim për shtyp.
Arsyeja, sipas qeverisë, është se “sa herë që përdoren antibiotikë, mund të zhvillohen baktere rezistente”.
Kjo mund të ndodhë kur njerëzit i marrin të gjitha tabletat në paketim me bindjen se “sa më shumë aq më mirë”, ndërsa në realitet, kjo praktikë çon në zhvillimin e rezistencës, kështu që në të ardhmen ky lloj i veçantë i antibiotikëve nuk do të jetë më efektiv.
Më pak është më mirë
Kjo është arsyeja pse më 25 qershor, Këshilli Federal i ka ngarkuar Zyrës Federale të Shëndetit Publik kërkoi bazën e nevojshme ligjore për ndryshimin e mënyrës së shpërndarjes së antibiotikëve dhe paraqitjen e një drafti për konsultim deri në fund të vitit 2026.
“Shpërndarja e antibiotikëve individualisht ose në sasi të pjesshme kur paketimi origjinal nuk i plotëson nevojat e trajtimit është një nga masat që synojnë frenimin e zhvillimit të kësaj rezistence”, tha Këshilli Federal. “Kjo siguron që pacientët të marrin vetëm sasinë e antibiotikëve që u nevojiten në të vërtetë. Gjithashtu ndihmon në uljen e mbeturinave të antibiotikëve dhe zbutjen e mungesave.”
E detyrueshme dhe opsionale
Sapo të jenë vendosur bazat ligjore, shpërndarja individuale do të jetë e detyrueshme për farmacitë dhe opsionale për zyrat e mjekëve.
Rregulloret e diferencuara do të marrin në konsideratë kushtet e ndryshme të kornizës me të cilat përballen farmacitë dhe profesioni mjekësor, theksoi qeveria.
E-Diaspora
-
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” Pas më shumë se një dekade përvojë në sektorin bankar të Shqipërisë, ajo u specializua në... -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Ardon Jashari dhe Ruben Vargas: Jemi gati të luftojmë për çerekfinalen Dy futbollistët e Zvicrës shprehen optimistë para përballjes me Kolumbinë në 1/8 e finales së Kupës... -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Granit Xhaka, lideri i kompletuar që frymëzon Zvicrën -
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet













