Integrimi
Protestuesit parandaluan dëbimin e familjes shqiptare
Mbi 20 protestues të hënën nga ora 3 e mëngjesit në qytetin Calbe të Gjermanisë kishin bllokuar hyrjen e shtëpisë, ku ishin vendosur prindërit dhe vajza 3-vjeçare shqiptare, të cilët muaj më parë kishin bërë kërkesë për azil. Protestuesit për orë të tëra kanë qëndruar aty, derisa kanë parandaluar dëbimin e familjes shqiptare nga Gjermania, raporton“volkstimme.de”, transmeton albinfo.ch.
Protestuesit ishin ankuar tek autoritetet gjermane për dëbimin e kësaj familjeje, për shkak se gruaja shqiptare ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe gjendja e saj shëndetësore nuk ishte shumë e mirë.
Megjithëkëtë, familja shqiptare mbetet në ankth, ngase autoritetet i kanë paralajmëruar se datën e re për dëbimin e tyre nga Gjermania do ta marrin shumë shpejt.
Në shumë vende të Gjermanisë kohët e fundit po organizohen grupe protestuesish, të cilët mundohen të parandalojnë depërtimin e shqiptarëve në vendet e tyre, por jo shpesh arrijnë të kenë sukses, njofton albinfo.ch.
Vetëm gjatë ditës së sotme nga Gjermania është paralajmëruar të deportohen për në Kosovë mbi 240 azilkërkues.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit










