Shkurt.ch
Parlamenti: Të thjeshtësohet lejimi i kanabisit në mjekësi
Qeveria Federale duhet të shqyrtojë nëse këtyre njerëzve në nevojë do t`u lehtësohet qasja për kanabisin natyror si mjet kundër dhimbjes
Pacientët që vuajnë nga dhembje të rënda, sot, me një leje të jashtëzakonshme nga Zyra Federale për Shëndetësi mund të marrin barna që kanë bazë kanabisin. Përkundër kësaj, shumë nga ta shfrytëzojnë rrugët ilegale për tu furnizuar me këto produkte. Kjo, pe¨r faktin se procedura e marrjes së një leje të tillë është e ndërlikuar dhe sigurimi shëndetësor nuk i mbulon shpenzimet e larta.
Me mocionin e bërë sot në parlamentin nacional nga Margrit Kessler (Partia GLP, Liberalët e Gjelbër), Qeveria Federale duhet të shqyrtojë nëse këtyre njerëzve në nevojë do t`u lehtësohet qasja për kanabisin natyror si mjet kundër dhimbjes.
Ajo e ka argumentuar mocionin e saj duke thënë se qëllimi është që këtë medikament ta kenë në dispozicion pa probleme burokratike personat që kanë nevoje për të. “Shumë pacientëve kjo nuk u mundësohet”, ka thënë ajo duke arsyetuar se qëllimi i saj nuk është legalizimi i kanabisit si mjet nga i cili krijohet varësi.
Në Dhomën Nacionale, mocionin e znj. Kessler e ka miratuar me 123 vota pr
E-Diaspora
-
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? Pesë shtetet me investimet më të mëdha në Kosovë gjatë vitit 2025... -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Zvicër
-
Bashkimi i dy kompanive zvicerane të sigurimeve pritet të sjellë deri në 2,300 humbje vendesh pune Pas bashkimit të Helvetia dhe Baloise, shkurtimet e vendeve të punës mund të jenë më të... -
Qiratë e përballueshme në Zvicër, një luks i rrallë -
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës











