Lajme
Zvicra mbetet liderja e inovacionit në Evropë për të tetin vit radhazi
Zvicra ka ruajtur pozicionin e saj si vendi më inovativ në Evropë për të tetin vit me radhë, sipas Tabelës së Rezultateve të Inovacionit të Komisionit Evropian, e publikuar të martën. Edhe pse rezultati i përgjithshëm i saj pësoi një rënie të lehtë krahasuar me vitin e kaluar, ai ishte ende i mjaftueshëm për ta mbajtur në krye të renditjes, shkruan Swissinfo, transmeton albinfo.ch.
Raporti për vitin 2025 krahasoi performancën e 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe 12 vendeve të tjera evropiane në 32 tregues të inovacionit, duke përfshirë investimet në kërkim, teknologjinë dixhitale, bashkëpunimet ndërkombëtare dhe zhvillimin e talenteve.
Zvicra, së bashku me Suedinë, Danimarkën, Holandën dhe Mbretërinë e Bashkuar, zë një vend në pesëshen e parë. Jashtë Evropës, Koreja e Jugut është vlerësuar si vendi më inovativ globalisht.
Rënia e lehtë e Zvicrës këtë vit i atribuohet kryesisht një tkurrjeje në numrin e aplikimeve për dizajn, por raporti thekson se në disa fusha, si qasja në internet të shpejtë, vendi ka shënuar përmirësime të qarta, transmeton albinfo.ch.
Komisioni Evropian gjithashtu vlerëson Zvicrën për sistemin e saj të kërkimit, të cilin e konsideron si më tërheqësin në kontinent, falë bashkëpunimeve të forta ndërkombëtare, cilësisë së universiteteve dhe infrastrukturës së mirë shkencore.
Tabela e rezultateve është një instrument i rëndësishëm për të vlerësuar se si vendet evropiane po zhvillojnë ekosistemet e tyre të inovacionit dhe si pozicionohen në krahasim me njëra-tjetrën dhe me fuqitë globale, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












