Futboll
Zvicra thyen rekordin e marshimit të tifozëve në Euro
Atmosferë elektrizuese në kryeqytetin zviceran para çerekfinales së madhe kundër Spanjës: 25,000 tifozë morën pjesë në marshimin e tifozëve në Bernë, duke thyer bindshëm rekordin e mëparshëm të Kampionatit Evropian, shkruan Blick, transmeton albinfo.ch.
Marshimi i mëparshëm rekord u regjistrua para ndeshjes ndaj Islandës, me rreth 14,000 pjesëmarrës. Por ajo që ndodhi sot në rrugët e qytetit nuk ishte thjesht një përmirësim – ishte një shpërthim i vërtetë i mbështetjes. Siç raportojnë autoritetet lokale, “i thyer” është pak të thuhet – ky rekord u “pluhuros”, duke lënë prapa çdo statistikë të mëparshme.
Tifozët, të veshur me fanella të kuqe e bardhë, me flamuj, daulle dhe kore, krijuan një spektakël të vërtetë në rrugët e Bernës, ndërsa përkrahnin kombëtaren zvicerane të femrave në misionin e saj të vështirë kundër kampioneve të botës, Spanjës, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër











