Kosova
Piloti kosovar në qiellin ndërkombëtar, Lirik Qerimi licensohet për Boeing 737
Sukses në aviacion, Lirik Qerimi, piloti kosovar që ngjitet në qiellin ndërkombëtar
Pas disa viteve të studimit, përkushtimit dhe fluturimeve testuese, një i ri nga Gjilani ka arritur të bëjë realitet ëndrrën e tij për të komanduar një nga avionët më të njohur në botë, Boeing 737.
Lirik Qerimi tashmë është i licencuar zyrtarisht si pilot komercial, duke hapur kapitullin e ri të karrierës së tij në qiellin ndërkombëtar, shkruan albinfo.ch.
Pas një periudhe intensive trajnimi dhe përkushtimi të palëkundur, ai diplomoi me sukses në Global Aviation School në Athinë, një nga akademitë më prestigjioze të aviacionit në rajon.
Lajmin e ka ndarë vetë Qerimi, duke shprehur mirënjohje për familjen, miqtë, instruktorët dhe stafin e akademisë që e kanë mbështetur në çdo hap të këtij rrugëtimi.
Licencimi për Boeing 737 i hap atij dyert për fluturime komerciale ndërkombëtare, duke e pozicionuar si një shembull frymëzues për të rinjtë kosovarë që ëndërrojnë karrierën në aviacion, shkruan tutje albinfo.ch.
Kujtojmë se vetëm një vit më parë, Qerimi ishte një nga studentët e dalluar që përfaqësoi Kosovën në Olimpiadën “Genius” në Nju-Jork, ku fitoi vendin e dytë dhe u nderua me Medaljen e Argjendtë (Silver Medal). Ky sukses i dyfishtë dëshmon jo vetëm talentin dhe punën e tij të palodhur, por edhe mundësitë që kanë të rinjtë e vendit për të shënuar arritje ndërkombëtare. /Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Fehim Abazi, kryetar i ri i Komunitetit Musliman Shqiptar të Zvicrës Zgjedhja u bë gjatë Kuvendit të rregullt të mbajtur të dielën në xhaminë e Friburgut, ku... -
Maqedoni: Mjekët e diasporës do të përfshihen në trajtimin e pacientëve përmes telemjekësisë -
Lozanë: Veshjet tradicionale shqiptare, mesazh i fortë për identitetin dhe rininë -
Inovatori i ri shqiptar në Zvicër: Projekti i tij për motor me hidrogjen në garën kombëtare shkencore -
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival
Jeta në Zvicër
-
Alarm në Zvicër: 2/3 e perimeve në supermarkete përmbajnë substanca toksike Një analizë e kryer nga revista e konsumatorëve K-Tipp ka zbuluar se një pjesë e madhe... -
Valisi ndalon posterin kundër emigracionit – “mund të ngatërrojë shoferët” -
Fehim Abazi, kryetar i ri i Komunitetit Musliman Shqiptar të Zvicrës -
Përdorimi i IA: Ku renditen, Zvicra, Kosova e Shqipëria -
Diskutime për azilin dhe integrimin: propozime të reja për menaxhimin e refugjatëve në Evropë














