Shqipëria
Rregullat që pritet të ndryshohen për ushtrinë në Shqipëri
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri ka propozuar disa ndryshime në ligjin për disiplinën e forcave të Armatosura, që synon forcimin e disiplinës ushtarake dhe të rendit ushtarak.
Kështu kërkohet që ushtarët për vepra që konsiderohen shkelje të lehta brenda territorit shqiptar si mosrespektimi i orarit të punës, shkrepja e armës nga pakujdesia, publikimi në rrjete sociale i efektivëve me simbole ushtarake, etj; kur ndodhin gjatë marrëveshjeve në arenën ndërkombëtare do të vlerësohen si shkelje të rënda dhe ndëshkimi nuk do të jetë thjesht qortim apo punë jashtë orarit, por rrezikon nga vërejtje me shkrim deri në mbajtje të ¼ të pagës, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
Shkeljet e rënda pritet të klasifikohen si shumë të rënda, në proporcion edhe masat disiplinore që një gabim në një mision jashtë vendit mund t’iu kushtojë përjashtimin nga Forcat e Armatosura.
“Me qëllim rritjen e nivelit te disiplinës është menduar që klasifikimi i shkeljeve disiplinore që kryhen në misione jashtë vendit të konsiderohen me të rënda. Ky ndryshim është propozuar nisur nga fakti që nga praktika në misionet dhe në angazhimet jashtë vendit kërkohet një disiplinë me e lartë dhe si rrjedhojë është e nevojshme që të gjitha shkeljet të konsiderohen shkelje të rënda, dhe masat disiplinore që jepen për to të jetë në përputhje me shkeljet e rënda. Propozimi bëhet pasi Forcat e Armatosura nuk veprojnë më vete në misione apo stërvitje jashtë vendit dhe si rezultat duhet të reflektojnë një disiplinë të lartë”, thuhet në njoftim.
Listës së shkeljeve të rënda propozohet t’i shtohet edhe dhënia e intervistave të paautorizuara në media. Në hierarkinë e autoriteteve përgjegjëse për dhënien e masave disiplinore ndaj ushtarakëve të Forcave të Armatosura, kanë shtuar kompetencat e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm për dhënien e masave të rënda për ushtarakët me grada madhore. Megjithëse në projektligj parashikohet edhe hetimi disiplinor dhe pushimi i procedimit disiplinor kur vërtetohet se nuk është kryer shkelja.
E-Diaspora
-
Vjenë
Autopsia e viktimave kosovare në Vjenë nis pas aksidentit tragjik në kantier Hetimet vazhdojnë në Vjenë, autopsia e trupave të tre kosovarëve... -
Në mesin e viktimave në Vjenë është edhe një ish-veteran i UÇK-së -
Tragjedia në Austri, Ministria e Diasporës: Po koordinohemi me familjarët për kthimin e trupave -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë, Komuniteti Shqiptar Musliman në Austri shpreh dhimbje dhe solidaritet -
Kurti: Të tronditur nga tragjedia në Austri, tre viktima janë shtetas të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Formula e rrezikshme për foshnjat shitet ende në Zvicër, pavarësisht premtimeve të autoriteteve Kutitë me qumësht pluhur për foshnja, të cilat mund të jenë të rrezikshme, janë gjetur akoma... -
Rritje e konfiskimeve të narkotikëve dhe cigareve kontrabandë në Zvicër -
Çmimet në Migros dhe Coop nën lupë: A po mashtrohen konsumatorët nga etiketimet -
Aksident tragjik në Zvicër: rrëzohet teleferiku në Titlis, humb jetën një grua -
Debat i ashpër për pagën minimale në Zvicër, votim i rëndësishëm në Vaud














