Kosova
Numri i udhëtarëve në Aeroportin e Prishtinës shënon rritje rekorde
Liberalizimi i vizave që nga janari i vitit të kaluar, shtimi i linjave ajrore dhe pushimet e mërgimtarëve kanë ndikuar që Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” të ketë fluks më të madh të pasagjerëve. Pas rritjeve rekorde në muajt e parë të vitit, trendi pozitiv ka vazhduar edhe gjatë qershorit dhe korrikut.
Sipas të dhënave zyrtare, krahasuar me korrikun e vitit 2024, këtë vit numri i pasagjerëve është rritur për 9.24%, ndërsa fluturimet për 8.11%, transmeton albinfo.ch.
“Vetëm në korrik kemi shënuar rritje të dukshme të udhëtarëve dhe fluturimeve, krahasuar me një vit më parë”, njoftoi drejtoria e aeroportit, duke shtuar se udhëtarët duhet të mbërrijnë të paktën tre orë para nisjes për të shmangur pritjet e gjata në procedurat e check-in-it dhe të sigurisë.
Edhe qershori ka qenë muaj rekord: janë regjistruar 1,227 fluturime, përballë 1,068 sa ishin vitin e kaluar një rritje prej 14.9%. Numri i udhëtarëve në të njëjtin muaj arriti në 392,165, apo 17.1% më shumë se në qershorin 2024. Prej tyre, mbi 205 mijë ishin në ardhje dhe 186 mijë në shkuarje.
Aktualisht aeroporti kryen deri në 100 fluturime në ditë, ku ditët më të ngarkuara mbeten e mërkura, e shtuna dhe e diela. Për të përballuar fluksin, vitin e kaluar janë shtuar katër porta të reja dhe është vënë në funksion sistemi i Self Check-in dhe Self Bag Drop, me 6 kioska për regjistrim të udhëtarëve dhe 10 pika për dorëzim të valixheve.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 Zjarri në Crans-Montana ka marrë një tjetër viktimë. Një zviceran 18-vjeçar vdiq në spital në Cyrih... -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor









