Lajme
Thirrje për prindërit shqiptarë në diasporë
Të nderuar prindër dhe bashkëkombës,
Ju ftojmë të bashkohemi me një zë të përbashkët për ruajtjen e gjuhës amtare këtij thesari të çmuar, të trashëguar nga të parët dhe rilindësit tanë. Gjuha është ura që na lidh me atdheun, me rrënjët tona, me kulturën dhe identitetin tonë kombëtar, kudo që jetojmë.
Ne, Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë (KKAD), të shqetësuar, ju bëjmë me dije se shumë fëmijë rrezikojnë ta humbasin lidhjen me gjuhën e vendit të origjinës. E kemi detyrim moral dhe kombëtar t’u ofrojmë fëmijëve mësimin e gjuhës shqipe.
Ju njoftojmë se mësimi për vitin shkollor 2025/2026, në disa shtete tashmë ka filluar, ndërsa në disa të tjera pritet të nisë gjatë muajit shtator. Falënderojmë shtetet tona dhe Qendrën e Botimeve për Diasporë, e cila edhe këtë vit ka arritur të sigurojë në kohë tekstet shkollore nëpër përfaqësitë tona diplomatike.
KKAD u bën thirrje të gjithë prindërve dhe bashkëkombasve:
Regjistroni fëmijët tuaj në mësimin plotësues të gjuhës shqipe.
Mbështesni shkollën shqipe me përkushtimin tuaj.
Motivoni dhe inkurajoni fëmijët ta duan, ta mësojnë, ta ruajnë dhe ta kultivojnë gjuhën e bukur shqipe.
Bizneset dhe shoqatat të bëhen mbështetëse të shkollës shqipe.
Mediat elektronike, të shkruara dhe televizionet të ndihmojnë në sensibilizimin për rëndësinë e mësimit të shqipes në diasporë.
Të gjithë së bashku ta marrim këtë hap të rëndësishëm për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe për mbajtjen gjallë të gjuhës dhe identitetit tonë kombëtar.
Me respekt,
Në emër të Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë
Kryetar, Mustafë Krasniqi
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja 26-vjeçari shqiptar rrezikon jetën për të shpëtuar dy persona nga mbytja në... -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra renditet vendi i tretë më paqësor në botë për vitin 2026 Indeksi Global i Paqes e ngjit Zvicrën dy vende më lart, falë stabilitetit institucional, nivelit të... -
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga














