Lajme
Përparim Avdili edhe zyrtarisht kandidat për kryebashkiak të Cyrihut
Avdili kandidon për kryetar bashkie; dy kandidatë tjerë të FDP-së, për qeverinë e qytetit janë Marita Verbali dhe Michael Baumer
FDP e Cyrihut posa ka emëruar tre kandidatë për zgjedhjet e këshillit bashkiak (ekzekutivit të qytetit) të enjten në mbrëmje. Përparim Avdili kandidon për kryetar bashkie; dy kandidatët e tjerë, për qeverinë e qytetit janë Marita Verbali dhe këshilltari aktual bashkiak Michael Baumer. Avdili, ashtu si dhe dy kandidatët tjerë nga partia e tij është njëkohësisht kandidat edhe për anëtar të ekzekutivit.
“Çfarë nderi: Emërimi si kandidat i FDP-së për këshillin bashkiak dhe kryetar bashkie i Qytetit të Cyrihut! Tani gjërat po fillojnë me të vërtetë – jam i emocionuar ta pranoj këtë sfidë dhe mezi pres fushatën e ardhshme zgjedhore. Së bashku mund t’i ndryshojmë gjërat!”. Kështu ka shkruar Përparim Avdili në një postim të bërë në rrjetet sociale, menjëherë pas publikimit të lajmit për nominimin e tij, shkruan albinfo.ch.
“Cyrihu ka qenë gjithmonë një qytet plot mundësi – i hapur shoqërisht, i fortë ekonomikisht dhe i larmishëm në aspektin kulturor. Një qytet që tërheq njerëz nga e gjithë bota dhe hap mundësi. Unë e di për çfarë po flas: Ku tjetër do të ishte e mundur rruga ime – nga fëmija i punëtorit sezonal në kandidat për kryetar bashkie – vetëm në një brez? Por këto aspekte të Cyrihut janë zbehur gjithnjë e më shumë vitet e fundit”, shkruan më tej Avdili, i cili në vazhdim prek pikat më neuralgjike në të cilat duhet të punojë kryebashkiaku i ardhshëm me qeverinë e qytetit.
* Toka për ndërtim është e bllokuar, procedurat e lejeve zvarriten pafundësisht dhe investimet bëhen më të vështira. Pasojat janë rritja e qirave, zhvendosja e familjeve dhe rritja e çekuilibrit social. A do të ishin ende në gjendje njerëz si prindërit e mi të gjenin një apartament në Cyrih sot?
* Dikur një forcë lëvizëse për inovacion, sipërmarrje dhe vende pune, sot administrata e Cyrihut po rritet. Rregullimi i tepërt, taksat në rritje dhe politikat e nxitura ideologjikisht po ngadalësojnë kompanitë – nga startup-et te ndërmarrjet e mesme. Gjithnjë e më shumë kompani po zhvendosen në zonat përreth ose jashtë vendit.
* Dhe edhe si Kryeqytet i Kulturës, ne po vazhdojmë të humbasim atraktivitetin tonë. Qyteti ka mbështetur të njëjtat institucione për vite me radhë, ndërsa mezi ka vend për të reja. Ngjarjet e mëdha ndërkombëtare si Konkursi i Këngës në Eurovision preferojnë të shkojnë në Bazel. Dhe Züri Fäscht nuk mund të vazhdonte më nën kërkesat administrative në ndryshim të vazhdueshëm.
Cyrihu im ka qenë gjithmonë një vend ku ëndrrat mund të bëheshin realitet. Me energji, vrull dhe ide të freskëta, dua ta çoj përsëri në atë vend: një qytet mundësish, diversiteti dhe ndryshimi. Kjo është e vetmja arsye pse po kandidoj”, përfundon postimi i Përparim Avdilit, i cili tani ehde zyrtarisht është kandidat për kreun e qytetit më të madh të Zvicrës, Cyrihut.
Ndryshem Avdili prej disa vitesh është kryetar i FDP-së (Partisë Liberale) të Zvicrës për Cyrih dhe asamblist i Cyrihut
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Skela 80 metra e lartë në një ndërtesë të lartë rrezikon të shembet Në lagjen 11 të Cyrihut, disa kate të një skele 80 metra të lartë janë shkatërruar.... -
Industria zvicerane e hoteleve drejt niveleve të reja pas verës rekorde -
EES dhe ETA: Çfarë të prisni kur udhëtoni për në dhe nga Zvicra këtë Krishtlindje -
Më pak banorë zviceranë ndërruan shtëpinë në vitin 2024 -
Ku në Zvicër është sot festë dhe pse?












