Lajme
Rekord në shërbimin civil: Mbi 98 për qind i plotësojnë ditët e shërbimit
Shërbimi civil në përgjithësi zgjat një herë e gjysmë më shumë se shërbimi ushtarak
Zyra Federale për Shërbimin Civil raporton një rekord të ri për ata që i nënshtrohen shërbimit civil në kuadrin e forcave të mbrojtjes, të vendit. 98.3 për qind e atyre që janë liruar vitin e kaluar kanë përfunduar të gjitha ditët e tyre të shërbimit.
Në përgjithësi 4,705 persona janë liruar nga shërbimi civil.
Me mbi 98 për qind sa u arrit në vitin 2024, objektivi prej 97 për qind u tejkalua për herë të tretë radhazi. Zyra Federale ia atribuon këtë kryesisht ndjenjës së fortë të detyrës të atyre që kryejnë shërbimin civil.
Arsyet për shkarkimet me ditë shërbimi të mbetura lidhen me qëndrimet jashtë vendit ose përjashtimin nga detyra, shkruan sda.ch. Vetëm një pjesë e vogël ka të bëjë me shkelje të detyrës ose arsye shëndetësore, sipas departamentit të shërbimit civil.
Për të përmbushur detyrimin, ditët e plota të shërbimit duhet të plotësohen brenda dymbëdhjetë vjetësh, përcjell albinfo.ch. Si rregull, detyrimi është 1.5 herë më i gjatë se shërbimi ushtarak.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













