Kosova
Gjenden uniforma dhe mjete ushtarake të personit të kërkuar për rastin ‘Banjska’
Policia konfiskon armë e municion në veri, dyshohet se i përkasin një personi të kërkuar për sulmin në Banjskë
Policia e Zveçanit ka njoftuar se kanë hasur në një rimorkio ku pas kontrollit kanë hasur në dy thasë me uniforma, antiplumbë, 5 karikatorë të AK-47 me municion dhe pajisje të tjera ushtarake.
Sipas policisë, dyshohet se këto armë i përkasin një personi të dyshimtë i cili tashmë është në kërkim për rastin “Banjska”.
Tutje Policia ka bërë të ditur se mjetet e dyshimta të cilat janë konfiskuar janë si në vijim: 1 Uniformë ushtarake kamufluese, 5 karikator me 132 fishek të armës AK-47, 5 fatrolla për mbajtje te karikatorëve në gjoks, 4 palë pantallona ushtrak, 4 jakne ushtarake, 3 fotrolla të radiolidhjeve, 1 antiplumb, 2 rripa brezi ushtarak 1 jelek taktik, 1 çantë taktike 1 helmetë e gjelbër, 1 kapelë, dhe 1 dritë rrotative.
Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve”, nuk ka persona të arrestuar”, tha Policia.
E-Diaspora
-
Kosovë: Më 6 maj nis regjistrimi i votuesve nga jashtë për votim me postë dhe përfaqësi diplomatike Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se më 6 maj 2026 fillon procesi i... -
Fehim Abazi, kryetar i ri i Komunitetit Musliman Shqiptar të Zvicrës -
Maqedoni: Mjekët e diasporës do të përfshihen në trajtimin e pacientëve përmes telemjekësisë -
Lozanë: Veshjet tradicionale shqiptare, mesazh i fortë për identitetin dhe rininë -
Inovatori i ri shqiptar në Zvicër: Projekti i tij për motor me hidrogjen në garën kombëtare shkencore
Jeta në Zvicër
-
Kolona të gjata në Gotthard për ditën e ngjitjes, SBB shton trena shtesë Gjatë fundjavës së Ditës së Ngjitjes në Zvicër pritet trafik i rënduar në kalimin e Gotthardit,... -
Shoferët e autobusëve përballen me probleme shëndetësore shkaku i kushteve të punës -
Shumica e zviceranëve mbështesin fluturimet dhe kundërshtojnë taksat e reja -
Ndërmerren masa në Valais pas shkeljeve të shumta të privatësisë nga kamerat online -
Kundërshtime ndaj pagës minimale në Vaud përpara votimit të 14 qershorit













