Lajme
Propozim i ri për taksimin e fluturimeve të shpeshta në Zvicër
Të Gjelbrit propozojnë taksë ajrore për udhëtarët e shpeshtë
Deputeti i Partisë së Gjelbër në Zvicër, Christophe Clivaz, ka paraqitur një propozim të ri në parlament, me synimin për të kufizuar udhëtimet ajrore të shpeshta dhe për të reduktuar ndikimin në mjedis. Ai ka propozuar një sistem taksimi progresiv për udhëtimet me avion, që favorizon udhëtarët e rrallë dhe penalizon ata që fluturojnë shpesh, përcjell albinfo.ch.
Sipas mocionit të tij, çdo banor zviceran do të përjashtohet nga taksa për fluturimin e parë që realizon gjatë vitit. Megjithatë, për çdo udhëtim pasues do të aplikohet një taksë që rritet në mënyrë progresive. Për më tepër, shuma e taksës do të varet edhe nga distanca e fluturimit dhe klasa e udhëtimit.
“Ky sistem synon të vendosë barrën më të madhe fiskale mbi udhëtarët e pasur dhe ata që udhëtojnë shpesh, jo mbi individët që fluturojnë vetëm herë pas here”, shpjegoi Clivaz.
Megjithatë, propozimi ka ngjallur kritika të forta, sidomos nga kampi konservator. Deputeti i Partisë Radikale-Liberale, Christian Wasserfallen, e quajti këtë nismë “një ide të çmendur, tipike për të Gjelbrit”, duke theksuar se kjo masë do të penalizojë vetëm qytetarët zviceranë, pasi nuk mund të zbatohet ndaj udhëtarëve ndërkombëtarë.
Debati për mocionin pritet të vazhdojë në parlament, duke rindezur diskutimin më të gjerë mbi rolin e politikave fiskale në luftën kundër ndryshimeve klimatike.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarët... -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit Zvicra dhe Austria kanë vendosur të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, duke planifikuar blerje të... -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet -
Nënkontraktorët e DHL-së në Zvicër paralajmërojnë rrezik falimentimi -
Model i ri banimi në Zvicër: Sa më shumë banorë në një apartament, aq më e ulët qiraja -
Një valë e re nxehtësie godet Zvicrën, alarm për valë të nxehti në disa rajone frëngjishtfolëse













