Shkurt.ch
Migracioni, problemi që shqetëson më së shumti zviceranët
Problemi i cili kërkon zgjidhjen më emergjente nga ana e politikës është migracioni dhe ai i preokupon 34 për qind të të anketuarve
„Barometri politik”, një sondazh kompleks që realizohet periodikisht e i cili për vitin 2015 është publikuar të martën (dje), flet për preferencat politike të zviceranëve. Përveç mbi përqindjen që pritet të fitojnë partitë në zgjedhjet e reja, në sondazhin e këtij barometri është kërkuar të dihet edhe mbi temat që preokupojnë më shumë zviceranët mesatarë.
Migracioni, të huajt. integrimi ( i të huajve) dhe azili vazhdojnë të mbeten temat më preokupuese, na bën me dije barometri i realizuar nga Instituti për Studimin e Opinionit publik gfs Bern.
Problemi i cili kërkon zgjidhjen më emergjente nga ana e politikës është migracioni dhe ai i preokupon 34 për qind të të anketuarve. Shumë mbrapa tij, me 10 për qind mbetet politika evropiane e Zvicrës. Ajo lidhet me krizën e euros dhe nevojën e veprimit lidhur e marrëveshjet bilaterale të Zvicrës me shtetet e veçanta të BE-së
Vendin e tretë në listën e shqetësimeve të zviceranëve mesatarë e ndajnë disa tema si: ambienti, kompleksi i temave si siguria sociale, mosha për pensionim, varfëria e re dhe papunësia. Të gjitha këto kanë nga 5 për qind të të anketuarve.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













