Lajme
Presidentja zvicerane Keller-Sutter u takua me Papa Leo XIV në Vatikan
Presidentja Zvicerane tha se ata kishin diskutuar edhe rolin e Shteteve të Bashkuara në situatën aktuale gjeopolitike
Presidentja Zvicerane Karin Keller-Sutter u takua me Papa Leo XIV në Vatikan të premten. Konflikti i tarifave me Shtetet e Bashkuara ishte njëra ndër temat që u diskutua gjatë takimit.
Sipas Keller-Sutter, Papa i ri mund të luajë një rol aktiv në ndërmjetësimin e paqes, transmeton albinfo.ch.
Biseda me Papa Leo XIV ishte shumë e hapur, e përzemërt dhe gjithashtu personale, tha Presidentja Zvicerane për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA në periferi të Sheshit të Shën Pjetrit në Romë. Shkëmbimi konfirmoi përshtypjen që ajo kishte pasur nga takimi i saj i parë: se Papa i ri është një person shumë i përzemërt që i dëgjon njerëzit.
E pyetur nëse kishte diskutuar edhe marrëdhënien Zvicër-SHBA me Papa Leo XIV – papa i parë amerikan i zgjedhur ndonjëherë – Presidentja Zvicerane tha se ata kishin diskutuar edhe rolin e Shteteve të Bashkuara në situatën aktuale gjeopolitike.
U diskutua edhe konflikti i tarifave, pasi këto tarifa janë të dëmshme për të gjithë ekonominë globale dhe kështu edhe për prosperitetin.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












