Integrimi
Dega e LDK-së në Zvicër, takim zyrtar në selinë e CVP/PDC-së
Dega e LDK-së për Zvicër ka intensifikuar gjatë muajve të fundit bashkëpunimin me Partinë Popullore Kristiane (CVP) të Zvicrës. Në kuadrin e këtij bashkëpunimi, të enjten, (25.06.2015), në selinë e partisë të CVP-së u zhvillua një takim zyrtar në mes Komisionit për bashkëpunim me partitë zvicerane, i kryesuar nga kryetari i Degës së LDK-së në Zvicër Shefqet Dibrani, nënkryetarja, Zize Pepshi dhe arkëtari Ambroz Rrustemaj, me sekretaren gjenerale të CVP-së, Beatrice Wertlich. Takimi i zhvilluar në Bernë, siç thuhet në një njoftim të degës së LDK-së, ishte vazhdimësi e bashkëpunimit mes këtyre dy partive simotra.
Në fjalën përshëndetëse sekretarja gjenerale e CVP-së, Beatrice Wertlich, vlerësoi lartë këtë bashkëpunim në mes të dy partive dhe e uroi z. Dibranin për zgjedhjen e tij kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër. Ajo shprehu besimin se “kryetari i ri, një analist dhe krijues, do ta bëjë LDK-në edhe më të fuqishme dhe më të integruar në Zvicër, “gjë kjo që do t´i hapte rrugë komunitetit tuaj që të integrohet në planin arsimor e intelektual”, thuhet në njoftim.
“Kuvendi juaj, për ne ishte në përputhje me të gjitha normat civilizuese e demokratike që respektojnë partitë në Zvicër, karshi rregullave statutare e programore, dhe kjo që them, them me të drejt sepse unë e kam parë në plotëni videon nga ai kuvend. Uroj që bashkëpunimi jonë të vazhdojë me të njëjtin intensitet dhe në zgjedhjet e tetorit të dalim bashkërisht fitues”, ka thënë Wertlich duke premtuar përkrahjen nga CVP dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit.
Ndërsa kryetari Dibrani pas falënderimit të mikpritëses për mbështetjen, e njoftoi atë për punën që ka bërë LDK-ja në Zvicër që nga themelimi i saj e deri te kuvendi i Tetë. Kryetari Dibrani, e njoftoi edhe për gjendjen në Kosovë dhe kërkoi që CVP ta përdor autoritetin e saj që LDK-ja të sillet si parti me tradita demokratike ashtu siç e kishte themeluar Presidenti Ibrahim Rugova. Si kryetar legjitim i dalë nga kuvendi ndjej obligim moral që ta vazhdojmë bashkëpunimin e mirë si më parë.
Kryetari, paraqiti një sërë problemesh, duke vënë theksin edhe në problemet në aspektin fetar karshi shteteve evropiane. Ai tha se LDK-ja duhet të bëjë më tepër që ta neutralizojë këtë situatë që vërtetë është për tu shqetësuar. “Por, kërkoj edhe nga ju (CVP), ta përdorni autoritetin tuaj me deklarata, në mbështetjen të demokratizimi të LDK-së që do të reflektonte pozitivisht edhe në Zvicër”.
Dibrani u interesua edhe lidhur me kandidaturat e të rinjve tanë në CVP për Parlamentin e Zvicrës. Në këtë kontekst ai kërkoi që për LDK-në është shumë e rëndësishme të mos ceket emri i partive as i shoqatat nga të cilat kanë ardhur këta kandidatë. Thjesht, duhet të potencohet vetëm komuniteti shqiptar në mënyrë që kandidatet të votohen nga komuniteti në përgjithësi e jo nga partitë”, thuhet në njoftimin për shtyp të dërguar nga Zize Pepshi, nënkryetare e Degës së LDK-së.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar










