Lajme
Mbërritje historike në Cyrih: 10,000 tifozë presin Airbus A350 të parë të Swiss
Një epokë e re fluturimesh: Airbus A350 i Swiss ulet për herë të parë në Cyrih
Rreth 10,000 entuziastë të aviacionit dhe qytetarë të zakonshëm janë mbledhur sot në Aeroportin e Cyrihut për të përjetuar nga afër një ngjarje historike për fluturimet zvicerane. Airbus A350 i parë i kompanisë ajrore Swiss International Air Lines ka fluturuar drejt Zvicrës nga Tuluza, duke shënuar një epokë të re për flotën e saj të distancave të gjata, përcjell albinfo.ch.
Avioni modern pritet të ulet në pistën e Aeroportit të Cyrihut në orët e pasdites, ndërsa mijëra njerëz ndjekin drejtpërdrejt mbërritjen e tij — një spektakël i rrallë në historinë e aviacionit komercial në vend. Mediat lokale, përfshirë edhe platformën “20 Minuten”, po raportojnë në kohë reale nga vendngjarja, duke sjellë emocionet dhe reagimet e para të publikut.
Sipas njoftimit zyrtar të Swiss, A350 do të zëvendësojë gradualisht disa nga avionët më të vjetër, duke sjellë jo vetëm më shumë efikasitet në karburant, por edhe më shumë komoditet për pasagjerët në udhëtimet transatlantike dhe ndërkontinentale. Avioni është i pajisur me teknologji të fundit dhe ofron një përvojë udhëtimi më të qetë, më të rehatshme dhe më të qëndrueshme për mjedisin.
Airbus A350 është një nga modelet më të avancuara në botë dhe futja e tij në shërbim konsiderohet një moment kyç për të ardhmen e linjës ajrore zvicerane.
Fansat e aviacionit e kanë konsideruar këtë ditë si një “festë fluturuese”, ndërsa pamjet nga aeroporti tregojnë një atmosferë entuziaste, me flamuj, kamera dhe emocione në pritje të mbërritjes së “yllit të qiellit”.
E-Diaspora
-
“Një brez mes dy kulturave” Sofra 2026, reportazh nga Luljeta Ademi, kamera Gent Mersinaj... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbyll përkohësisht gjashtë qendra federale për azilkërkues Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) në Zvicër ka njoftuar mbylljen e përkohshme të gjashtë qendrave federale... -
Prodhimi industrial në Zvicër ra ndjeshëm në tremujorin e parë -
Qiratë në Zvicër pritet të rriten përsëri -
Shtypi zviceran mbi filmin e Dea Gjinovcit: “Një kryevepër arti që sfidon” -
Investimet e huaja në Zvicër bien ndjeshëm











