Kosova
Kosovarët dhe zviceranët në mesin e njerëzve që ndihen më të sigurt në botë
Shtetet ku njerëzit ndihen më pak të sigurt kur ecin vetëm natën
Siç ka raportuar ditë më parë platforma Albindo.ch., referuar një raporti të ri global, ka zbuluar se qytetarët e Italisë dhe Francës ndihen më pak të sigurt duke ecur vetëm natën, krahasuar me dhjetëra vende të tjera, përfshirë Irakun, Ruandën dhe Bangladeshin.
Vendet më të sigurta sipas perceptimit të qytetarëve
Sipas Raportit Global të Sigurisë 2025, vetëm një vend evropian renditet në 10 vendet e para me ndjenjën më të lartë të sigurisë — Norvegjia, me 91% të qytetarëve që thonë se ndihen të sigurt duke ecur vetëm natën.
Pas saj vijnë:
1. Norvegjia – 91%
2. Danimarka – 89%
3. Kosova – 89% (renditur e 12-ta në botë)
4. Zvicra – 88%
5. Finlanda – 87%
Në nivel global, këto përqindje janë ndër më të lartat që prej fillimit të matjeve të Gallup në vitin 2006.
Italia dhe Franca, më të pasigurtat në Evropë
Në anën tjetër të spektrit, Italia renditet si vendi më pak i sigurt në Evropë, me vetëm 60% të qytetarëve që ndihen të sigurt duke ecur vetëm natën. Ky rezultat e pozicionon Italinë në vendin e 95-të në botë, pas:
• Ukrainës – 62%
• Nikaraguas – 63%
• Mauritanisë – 64%
• Nigerit – 67%
Franca, me 73%, renditet e 56-ta në botë, duke u pozicionuar pas vendeve evropiane si Spanja (81%), Gjermania (78%) dhe Mbretëria e Bashkuar (76%), si dhe pas disa shteteve jo-evropiane si Egjipti (82%), Bangladeshi (74%) dhe Belize (74%).
Të dhënat globale dhe paradoksi i sigurisë
Në nivel global, 73% e të rriturve ndihen të sigurt duke ecur vetëm natën – përqindja më e lartë që nga fillimi i matjeve të Gallup.
Ky rezultat paraqet një rritje prej 13% gjatë dekadës së fundit, pavarësisht rritjes së konflikteve të armatosura në botë.
“Paradoksi është i habitshëm,” theksojnë studiuesit. “Po jetojmë në një kohë me më shumë konflikte sesa pas Luftës së Dytë Botërore, por njerëzit ndihen më të sigurt në komunitetet e tyre.”
Rajonet me ndryshimet më të mëdha
• Ish-blloku sovjetik: rritje me 34 pikë gjatë 20 viteve të fundit, duke arritur në 71%.
• Amerika e Veriut: ka përjetuar rënie në perceptimin e sigurisë prej -4% që nga viti 2006, dhe aktualisht qëndron në 72%.
• Amerika Latine dhe Karaibet: rajoni më i pasigurt në botë, me vetëm 50% të qytetarëve që ndihen të sigurt.
Hendeku gjinor: Gratë ndihen dukshëm më të pasigurta
Raporti i Gallup zbulon një diferencë të theksuar gjinore në perceptimin e sigurisë:
• 32% e grave në nivel global thonë se nuk ndihen të sigurta, krahasuar me 21% të burrave.
• Pesë nga dhjetë vendet me hendekun më të madh gjinor janë anëtare të Bashkimit Evropian.
• Italia renditet e para në këtë aspekt në Evropë, me një diferencë prej 32 pikësh midis burrave dhe grave:
• 76% e burrave ndihen të sigurt
• 44% e grave ndihen të sigurta
Raporti thekson gjithashtu se 56% e vrasjeve të grave ndodhin nga partnerë intimë ose anëtarë të familjes, krahasuar me 11% në rastet kur viktimat janë burra. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Paris njofton pezullim të përkohshëm të shërbimeve konsullore Ambasada e Kosovës në Paris me mesazh falënderimi dhe urimi për mërgatën... -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA -
Ngjarje e rëndë në Zakynthos, qeni i familjes i merr jetën 2 vjeçarit shqiptar
Jeta në Zvicër
-
Berna miraton strategjinë e parë kombëtare kundër racizmit Berna prezanton planin 2026–2031 kundër diskriminimit racor... -
BE planifikon rrjet hekurudhor rreth Zvicrës, SBB zgjeron lidhjet direkte me Europën -
Vaud: Rruga hekurudhore Montreux-Aigle e mbyllur, qindra persona bllokuar -
St. Gallen nis projektin pilot për mbledhjen elektronike të nënshkrimeve -
Prostitucioni i të miturve, shumë diskret, por fenomen në rritje në Zvicrën frëngjishtfolëse










