Kosova
Rafuna paralajmëron shtrenjtim të produkteve kosovare në dimër
Çmimet e rrymës për kompanitë prodhuese, pas liberalizimit të tregut të energjisë, janë rritur deri në 300 për qind, duke e bërë prodhimin më të kushtueshëm.
Prodhimet vendëse po bëhen më të shtrenjta sesa produktet e importuara nga rajoni dhe Evropa, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.
Ai pohon se pas qershorit, disa kompani kanë zhvendosur fokusin nga zgjerimi i prodhimit në mbijetesë, duke kërkuar shpëtim te panelet diellore. Madje, disa janë mbyllur, e disa kanë zvogëluar kapacitetet prodhuese, transmeton albinfo.ch.
Në muajt e dimrit pritet kulmi i vështirësive, ndërsa paralajmërohet edhe ngritje e çmimeve të produkteve. Për të lehtësuar gjendjen e bizneseve prodhuese, Rafuna shprehet se qeveria duhet të ndërhyjë me subvencione apo masa fiskale.
“Efektet e kësaj do t’i vërejmë gjatë muajve nëntor, dhjetor dhe janar kur është edhe piku i konsumit të energjisë elektrike”, u shpreh Rafuna./REL
E-Diaspora
-
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut Autorët kosovarë pjesë e një prej ngjarjeve më të mëdha letrare në Evropë, ndërsa librat e... -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta Raporti i lumturisë: Zvicra në top 10, Kosova renditet e 16-ta në botë... -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Në kohë trazirash, vendimet kërkojnë maturi -
Formula e rrezikshme për foshnjat shitet ende në Zvicër, pavarësisht premtimeve të autoriteteve













