Kosova
Kosova shënon pjesëmarrjen e parë historike në Kongresin Botëror të Spitaleve në Zvicër
Delegacioni i Kosovës u kryesua nga z. Jahë Gecaj, Ushtrues Detyre i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë
Më 10–13 nëntor 2025, Kosova shënoi një moment historik në rrugën e saj drejt integrimit ndërkombëtar në shëndetësi, duke marrë pjesë për herë të parë në Kongresin e 48-të Botëror të Spitaleve, të mbajtur në Gjenevë, Zvicër. Ky forum është një ndër platformat më të rëndësishme globale që mbledh drejtues spitalesh dhe sistemeve shëndetësore nga mbarë bota.
Edicioni i këtij viti u zhvillua nën temën “Mësim global, veprim lokal për çdo pacient”, duke adresuar sfidat më aktuale të shëndetësisë moderne dhe duke krijuar hapësirë për shkëmbime profesionale ndërmjet vendeve me sisteme shëndetësore të avancuara dhe atyre në zhvillim.
Pjesëmarrja e delegacionit të Kosovës: një hap me peshë strategjike
Kongresi mblodhi mbi 1,500 pjesëmarrës nga më shumë se 80 shtete, përfshirë politikbërës të lartë, drejtorë institucionesh spitalore, klinicistë dhe inovatorë në fushën e teknologjisë shëndetësore. Delegacioni i Kosovës, pjesëmarrja e të cilit shënoi një ngjarje të paprecedentë, u kryesua nga z. Jahë Gecaj, Ushtrues Detyre i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë.
Në deklaratën e tij për Albinfo.ch, z. Gecaj e vlerësoi këtë pjesëmarrje si një moment të rëndësishëm për pozicionimin e Kosovës brenda rrjeteve ndërkombëtare të shëndetësisë: “Pjesëmarrja jonë në këtë forum ndërkombëtar tregon përkushtimin e Ministrisë së Shëndetësisë për t’u rrjetëzuar me vendet e tjera, duke mësuar nga përvojat më të mira dhe trendet globale për një kujdes shëndetësor më cilësor.”
Ai shtoi se: “Përvojat që kemi fituar do të na shërbejnë për të integruar në reformat tona shëndetësore ato aspekte që mundësojnë kujdes të sigurt dhe me cilësi për pacientët tanë.”
Ky debutim e vendos Kosovën mes aktorëve që kontribuojnë dhe përfitojnë nga dialogu global në fusha kyçe si udhëheqja spitalore, transformimi digjital, qëndrueshmëria dhe modelet e kujdesit të orientuara drejt pacientit.
Vizita studimore në Lozanë: një dritare drejt modeleve më të avancuara evropiane
Gjatë qëndrimit në Zvicër, delegacioni zhvilloi një vizitë studimore në Spitalin Universitar të Lozanës – Spitalin e Fëmijëve, një nga institucionet më të avancuara pediatrike në Evropë. Aty ata u njohën nga afër me modelet e kujdesit të integruar, të cilat shihen sot si standard i arritshëm për vendet që synojnë modernizimin e shërbimeve të tyre shëndetësore.
Delegacioni përfshinte përfaqësues nga:
– Ministria e Shëndetësisë,
– Qendra Klinike Universitare e Kosovës,
– Spitali i Përgjithshëm i Pejës,
– Kirurgjia Pediatrike në QKUK.
Kjo vizitë u organizua përmes projektit Shërbimet Shëndetësore të Integruara (IHS), i cili gjatë vitit 2025 mundësoi edhe anëtarësimin e Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Spitaleve (IHF) – një hap i rëndësishëm që e fut vendin në rrjetin më të madh global të institucioneve spitalore.
Një angazhim i ri ndërkombëtar për Kosovën
Pjesëmarrja e parë e Kosovës në Kongresin Botëror të Spitaleve nuk është vetëm një arritje simbolike; është një pozicionim i qartë strategjik që synon rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në Kosovë përmes:
– qasjes në ekspertizë globale,
– rrjetëzimit me vendet lidere,
– ndarjes së përvojave për transformim digjital,
– dhe integrimit të praktikave të sigurta e efektive për pacientët.
Vizita u fasilitua nga projekti Integrated Health Services, që mbështetet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim
Ky hap konfirmon orientimin e Kosovës drejt një shëndetësie moderne, të hapur dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar













