Sporte Luftarake
Distria Krasniqi lufton për medalje të bronztë në Grand Slamin e Abu Dhabit
Distria Krasniqi do të luftojë për medalje të bronztë në Grand Slamin në Abu Dabi
Xhudistja jonë, Distria Krasniqi do të luftojë për medalje të bronztë në kategorinë deri në 52 kilogramë në Grand Slamin që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, përcjell albinfo.ch.
Distria i nisi mirë garat gjatë ditës së sotme duke mposhtur në xhiron e dytë rusen, Katrina Efimova, në kategorinë deri në 52 kilogramë për të kaluar në çerekfinale.
Edhe në çerekfinale, xhudistja pejane ishte e hatashme duke mposhtur me ‘waza-ari’ izraeliten Gefen Primo dhe duke kaluar në gjysmëfinale.
Megjithatë, në gjysmëfinale, kampionia olimpike ishte e pafat duke u ndalur nga hungarezja Reka Pupp, të cilën e dominoi gjatë lojës së rregullt.
Distria humbi në ‘golden score’, ku pasi iu anulua një ‘waza-ari’, gjyqtarët vendosen t’ia japin më vonë një pikë kundërshtares së saj e cila kaloi në finale.
Tani Distria do të luftojë për medaljen e bronztë me anë të repesazhit, ku do të ndeshet me holandezen, Naomi Van Krevel.
Ndryshe, përveç Distrisë, Kosova përfaqësohet edhe nga Laura Fazliu (-63kg), e cila garon të shtunën dhe Shpati Zekaj (-100kg) që garon të dielën.
Të tjera nga Sporte Luftarake
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste Veç kryqit të thyer do të ndalohen edhe përshëndetja e Hitlerit dhe simbolet e modifikuara, siç... -
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas -
Stuhi të forta sjellin breshër dhe bubullima në Zvicër -
Influencuesi lirohet nga akuzat për nxitje të urrejtjes ndaj të huajve -
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale












