Sporte Luftarake
Mundësi me rrënjë shqiptare, Naim Fejzaj kthehet në ring pas sulmit në tru
Pas një periudhe të gjatë vuajtjesh, mundësi Naim Fejzaj është rikthyer në ring. Kosovari është mirënjohës që është gjallë...
Naim Fejzaj është një emër i njohur në skenën e mundjes tradicionale zvicerane, sport që njihet me emrin “Schwingen”. Përpos për sukseset e konsiderueshme që ka arritur në këtë disiplinë të “rezervuar” për zviceranët autoktonë, Naimi është bërë i njohur për faktin se ka thyer tabunë, që duke qenë me prejardhje të huaj ka zgjedhur këtë sport “kaq zviceran”, shkruan albinfo.ch.
Por, ka një kohë që nuk është raportuar asgjë për Naim Fejzajn, biri i një shqiptari ng Kosova dhe i një kroateje. Albinfo.ch pati bërë prezantimin e Nimit vite më parë, kur ai ishte në fillimet e sukseseve të tij sportive. Tani mësohet se ai kishte pësuar goditje në tru.
Pas një periudhe të gjatë vuajtjesh, mundësi Naim Fejzaj është rikthyer në ringun e “miellit të sharrës” (materiali i “ringut” ku zhvillohet ky sport, v.j.). Kosovari është mirënjohës që është gjallë.
Të dielën, Naim Fejzaj (31 vjeç) u rikthye në garë në ringun. Dhe kjo pak më shumë se një vit pasi ai mund të kishte vdekur. “Ndjeva një mirënjohje të madhe që mund të luftoj dhe të jem ende gjallë. Nuk do ta harroj kurrë atë ndjenjë”, shpjegoi ai të nesërmen, shkruan blick.
I riu me rrënjë kosovare dhe kroate, fitues i njëmbëdhjetë kurorave do ta shënojë datën 17 mars 2025, për pjesën tjetër të jetës së tij. Fejzaj po qëndronte përpara nënës së tij kur ajo papritmas shpërtheu në lot. “Nuk mund të flisja më. Gjithçka tingëllonte normale në kokën time, por vetëm fjalë pa kuptim më dilnin nga goja.”Besimi si Burim Force
Në të njëjtën kohë, Fejzaj humbi të gjitha ndjesitë në krahun e djathtë. “Ishte sikur të kishte vdekur.” Fejzaj e kuptoi se nuk mund të lexonte ose të shkruante më vetëm pasi shkoi në spital. Atje, ai mori diagnozën e një goditjeje në tru.
“Qava sepse kisha frikë se do të isha i varur nga kujdesi për pjesën tjetër të jetës sime.” Por kjo nuk ndodhi sepse Fejzaj nuk u dorëzua kurrë. Ai luftoi për t’u rikthyer, hap pas hapi, trnsmeton albinfo.ch.
Përveç familjes dhe miqve të tij, besimi i tij në Zot gjithashtu i dha mbështetje dhe energji gjatë kësaj kohe të vështirë. “Ndodhën gjëra që më bënë të kuptoja se është dikush tjetër atje jashtë,” shpjegon besimtari mysliman.
Falë mbështetjes nga të gjitha anët, Fejzaj bëri përparim të shpejtë. Ai tani është rikthyer plotësisht në formën e tij të vjetër. Pasi mori pjesë në disa festivale zvicerane të mundjes, ai më në fund ishte në gjendje të garonte vetë.
Në festivalin rajonal të mundjes Toggenburg në Degersheim, St. Gallen, pati padyshim një pritje të madhe. Mirënjohja e tij, e shoqëruar me një dozë entuziazmi, e shoqëroi gjatë gjithë ditës dhe dukej se e frymëzoi.
Fejzaj la një përshtypje të fortë të parë që në fillim. Ai fitoi çuditërisht kundër Pascal Heierli, një kampion rajonal. Ishte e para nga gjithsej pesë fitoreve. Humbja e tij e vetme erdhi kundër fituesit përfundimtar, Werner Schlegel.
Fejzaj e përfundoi festivalin duke zënë një vend të tretë sensacional. “Jam më shumë se i kënaqur me performancën time. Nuk do ta kisha ëndërruar kurrë një rezultat të tillë.” “Falënderoj të gjithë ata që më qëndruan pranë dhe më mbështetën gjatë kësaj kohe të vështirë.”
“Jam kthyer. Por ky është vetëm fillimi.” Qëllimi i tij i madh është ESAF 2028 në Thun. Megjithatë, ai nuk dëshiron të shohë shumë larg përpara.
Që nga viti i kaluar, Fejzaj ka filluar ta vlerësojë çdo moment të vetëm të jetës.
E-Diaspora
-
Foto
KUR VESHJA BËHET IDENTITET! Një mbrëmje që e ktheu traditën shqiptare në spektakël kulturor!... -
1 Maji “ndez” Zvicrën: Mijëra në rrugë në Cyrih dhe Bernë, nga protesta paqësore te përplasjet me policinë -
KQZ: Mërgata ka 12 ditë kohë për t’u regjistruar për zgjedhjet në Kosovë -
Zvicra përballet me “mafian e biçikletave”, disa e-bike të vjedhura përfundojnë në Kosovë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shitjet me pakicë, në rënie Të përllogaritura për shitjet dhe efektet e festave, shitjet kanë rënë me 0.1 për qind nominalisht... -
Aferë dashurie midis dy gjyqtarëve federalë -
Shumica pro nismës “Jo Zvicër 10 milionëshe”: Këto janë qëndrimet e partive -
Studimi zviceran zbulon se inteligjenca artificiale dështon në parashikimin e ngjarjeve ekstreme të motit -
Për herë të parë pas disa viteve, u pa ariu në luginën e Zvicrës















