Lajme
Policia vazhdon të gëzojë imazh pozitiv në Zvicër
Besimi në polici është më i lartë në Zvicrën gjermanishtfolëse (7.9) sesa në Zvicrën frëngjishtfolëse (7.5), dhe më i lartë te të djathtët sesa te të majtët
Sipas gazetës së Zvicrës frankofone “Le Matin Dimanche”, policia vazhdon të gëzojë një imazh pozitiv në Zvicër.
Një studim i realizuar nga ETH Zurich i dha asaj një rezultat prej 7.8 në indeksin e besimit të vitit 2025, duke e vendosur shkallën e besimit ndaj policisë menjëherë pas shkencës, me 7.9, trasnmeton albinfo.ch.
Për krahasim, besimi në Këshillin Federal (Bundesrat) ishte 6.8, në ushtri 6.5, në media 5.6 dhe në inteligjencën artificiale 4.3.
Gazeta raportoi se besimi në polici është më i lartë në Zvicrën gjermanishtfolëse (7.9) sesa në Zvicrën frëngjishtfolëse (7.5), dhe më i lartë midis mbështetësve të partive të krahut të djathtë sesa midis atyre të partive të krahut të majtë.
Gjatë 22 viteve të fundit, policia ka kryesuar indeksin e besimit të ETH 21 herë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarët... -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit Zvicra dhe Austria kanë vendosur të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, duke planifikuar blerje të... -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet -
Nënkontraktorët e DHL-së në Zvicër paralajmërojnë rrezik falimentimi -
Model i ri banimi në Zvicër: Sa më shumë banorë në një apartament, aq më e ulët qiraja -
Një valë e re nxehtësie godet Zvicrën, alarm për valë të nxehti në disa rajone frëngjishtfolëse












