Shkurt.ch
Si çdo vit, Parlamenti hap dyert më 1 gusht
Me rastin e festës kombëtare, Parlamenti do të hapë dyert e tij për publikun më 1 gusht. Në rendin e ditës: Takimi me kryetarin e Këshillit Kombëtar, Stéphane Rosini, si dhe muzikë argëtuese dhe lojëra që zgjojnë kureshtjen e fëmijëve.
Pallati i Parlamentit do të jetë i hapur nga ora 9:00 deri në 16:00. Vizitorët do të mund të bredhin lirisht nëpër sallat e Këshillit Kombëtar dhe Këshillit të Shteteve, etj., kanë bërë të ditur sot shërbimet e Parlamentit.
Disa kabina do të jenë të pranishme për t’i informuar të pranishmit në lidhje me aspektet historike dhe moderne të ndërtesës. Fëmijët do të dalin në fotografi në vende të nryshme brenda pallatit dhe më pas do të mundohen të gjejnë vendin ku kanë marrë fotografitë në fjalë.
Nga ora 10:00 deri në orën 11:00, Stéphane Rossini do t’u përgjigjet pyetjeve nga publiku në sallën e Këshillit Kombëtar. Pastaj në mesditë personalitete që kanë shënuar historinë e Bernës, të mishëruar nga aktorët e shoqatës StattLand, do të luajnë po në këtë ndërtesë.
Argëtime muzikore do të organizohen në mënyrë paralele rreth dhe brenda Pallatit. Vizitorët do të kenë zgjedhje në mes të grupit reggae të Valais “Fleuve Congo”, si dhe muzikës tradicionale skoceze “Pipes and Drums of Jura” dhe grupit “Alphorn2 syydefyn”.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë











