Kosova
BE-ja nuk do t’i heqë masat ndaj Kosovës
Franca dhe Italia, të mbështetura nga Spanja, Hungaria dhe Sllovakia, në takimin e fundit kanë kundërshtuar heqjen e masave ndaj Kosovës. Në anën tjetër “së paku 13 shtete” kanë kërkuar që ato të hiqen. Komisioni Evropian, sipas disa diplomatëve evropianë, “po fshihet prapa disa vendeve anëtare dhe po luan lojën dyfishtë”, raporton KOHA.
Edhe pse tash e një kohë të gjatë nga Bashkimi Evropian kishin paralajmëruar se masat ndaj Kosovës do të hiqen sapo të kryhet “transferimi normal i pushtetit lokal në komunat veriore”, heqja e masave nuk pritet të ndodhë, së paku jo para se të përfundojnë zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Franca ka shprehur dyshime nëse palët kanë ndërmarrë hapa të sinqertë për de-eskalim në veri gjatë vitit 2025. Por edhe pse ka përmendur “palët”, fakti është se vetëm Kosova ka pësuar sanksione nga kjo situatë. Serbia nuk ka pasur sanksione, edhe pse vetë BE disa herë është shprehur se largimi i Serbëve nga institucionet e Kosovës në veri ka qenë “shkelja më e rëndë e obligimeve të Serbisë nga marrëveshjet e dialogut”, përcjell albinfo.ch.
Italia, nga ana tjetër, sipas diplomatëve, është shprehur se duhet pritur tash përfundimin e zgjedhjeve të dhjetorit para se të avancohet me heqjen “graduiale” të masave. Vendet të cilat në fakt kundërshtojnë heqjen e masave përmendin se edhe kur të ndodhin ato duhet të hiqen “në mënyrë graduale”.
Për heqjen e masave, sipas burimeve diplomatike, në këto takime janë angazhuar Gjermania, Sllovenia, Kroacia, Estonia, Luksemburgu, Belgjika, Holanda, Finlanda, Malta, Austria, Irlanda, Polonia dhe Suedia. Disa prej tyre kanë kërkuar që masat të hiqen menjëherë. Disa i kanë quajtur si absurde dhe kanë bërë thirrje që masa të tilla në të ardhmen të evitohen. Gjermania ka thënë se heqja duhet të ndodhë duke marrë parasysh transferimin e pushtetit lokal në veri. Diskutimi ka ndodhur para se të ndodhte betimi i kryetarëve të komunave në veri.
Edhe Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i BE-së (EEAS) është shprehur për heqjen e masave ndaj Kosovës, përderisa një “entuziazëm të tillë” nuk e ndan Komisioni Evropian. Shumë vende të BE-së janë të irrituara me këto masa dhe i shohin ato si një “dëshmi se BE nuk ka pasur qasje të balancuar ndaj Kosovës dhe Serbisë”. Koincidencë apo jo, pikërisht vendet që nuk duan heqjen e masave ndaj Kosovës janë angazhuar për hapjen e kapitujve në negociatat e anëtarësimit të BE-së me Serbinë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
UBS mund të shkurtrojë deri në 10,000 vende pune deri në vitin 2027 UBS po përgatitet të njoftojë mijëra shkurtime të vendeve të punës. Sipas raportimeve të gazetës SonntagsBlick,... -
Legalizimi i kanabisit ndan partitë dhe organizatat politike në Zvicër -
Java shkollore 4-ditore midis shpresave dhe dyshimeve në Zvicër -
“Jo një Zvicre prej 10 milionë banorësh”, më shumë pro sesa kundër -
Gjashtë lajme të rëndësishme nga Zvicra për këtë javë













