Kosova
Bashkëpunimi Kosovë-Hungari në qendër të takimit presidencial
Në një takim në Presidencë dhe me pritje ceremoniale shtetërore Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe zotëriu i Parë Prindon Sadriu, mirëpritën sot Presidentin e Hungarisë, Tamás Sulyok, dhe Zonjën e Parë të Hungarisë, Zsuzsanna Nagy, në vizitën e tyre të parë zyrtare në Kosovë.
Gjatë takimit, Presidentja Osmani nënvizoi synimin për të forcuar bashkëpunimin mes Kosovës dhe Hungarisë në të gjitha fushat dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes hungareze për heqjen e masave të padrejta nga Bashkimi Evropian. Ajo shtoi se integrimi euro-atlantik i Kosovës është një interes strategjik jo vetëm për vendin, por edhe për stabilitetin rajonal dhe të gjithë Evropën, transmeton albinfo.ch.
Vizita e Presidentit Sulyok shënon një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet dypalëshe dhe hap rrugën për bashkëpunim më të ngushtë mes dy vendeve në të ardhmen.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 Treni i ri i natës është planifikuar nga Berna drejt qyteteve evropiane në vitin 2026. Duke... -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern











