Shkurt.ch
Miliarderi Wyss financon iniciativën kundër SVP-së
Ai ka dhënë 150 mijë franga që të kthejë mbrapsht iniciativën e SVP-së e cila kufizonte lëvizjen e lirë të shtetasve të BE-së në Zvicër
Një komitet me emrin “Raus aus der Sackgasse” (Jashtë nga qorrsokaku) i ngritur për të rrëzuar iniciativën e SVP-së kundër migrimit masiv ka mbledhur tashmë 70 nënshkrime që është më shumë se gjysma e numrit të nevojshëm për iniciativën kundërshtuese. E veçanta e tërë kësaj është se këtë iniciativë është duke e financuar miliarderi zviceran Hansjörg Wyss.
Ai ka dhënë 150 mijë franga që përmes kësaj iniciative të kthejë mbrapsht iniciativën e SVP-së e cila pati arritur një fitore të ngushtë (50.03%). Ajo kufizonte në mënyrë të konsiderueshme lëvizjen e lirë të shtetasve të BE-së në Zvicër gjë që i ka shkaktuar Zvicrës një sërë problemesh me vendet e BE-së.
Komiteti i përmendur synon që iniciativën e SVP-së ta përmbysë në rast se ajo, siç parasheh, rrezikon marrëveshjet bilaterale të Zvicrës me BE-në. Kështu, populli duhet të vendosë lidhur me bilateralet, shkruan komiteti në faqen e vet të internetit.
Iniciativa ka mbështetjen e më shumë se 400 personave nga arsimi, shkenca dhe kultura ndërsa në mesin e bartësve të saj është edhe sindikata VPOD.
Ende nuk është vendosur nëse nënshkrimet do të dorëzohen para apo pas zgjedhjeve nacionale që mbahen në tetor të këtij viti. Por, më së voni në pranverë të vitit 2016 Qeveria Federale dhe Parlamenti do të detyrohen te pozicionohen lidhur me PO-në për Iniciativën kundër Migracionit Masiv. Ndërsa nga fundi i vitit 2015 pritet të fillojnë konsultimet në parlament lidhur me këtë problematikë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës Nxënësja shqiptare nga Payerne u vlerësua me çmim për mesataren më të lartë në gjuhën gjermane... -
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës Nxënësja shqiptare nga Payerne u vlerësua me çmim për mesataren më të lartë në gjuhën gjermane... -
Granit Xhaka, lideri i kompletuar që frymëzon Zvicrën -
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet -
Nënkontraktorët e DHL-së në Zvicër paralajmërojnë rrezik falimentimi











