Lajme
Cilat ishin qytetet më tërheqëse në botë për vitin 2025?
Renditja globale 2025
Paris në krye të listës së qyteteve më tërheqëse për turizëm, transmeton albinfo.ch.
Euromonitor International ka publikuar renditjen vjetore të 100 qyteteve më tërheqëse në botë për vitin 2025, bazuar në analizat e industrisë së turizmit, ekonomive urbane dhe sjelljes së konsumatorëve.
Parisi vazhdon dominimin e tij në turizmin global, duke u renditur si qyteti më tërheqës në botë për të pestin vit radhazi. Kryeqyteti francez mirëpriti mbi 18 milionë vizitorë ndërkombëtarë gjatë vitit 2025, falë infrastrukturës së avancuar turistike, ofertës së pasur kulturore dhe strategjive të fokusuara në qëndrueshmëri.
Një nga ngjarjet që ndikoi ndjeshëm në rritjen e interesit turistik ishte rihapja e Notre-Dame de Paris, e cila u cilësua nga analistët si një ndër pikat kulmore të sezonit turistik.
Në total, 100 qytetet kryesore në botë regjistruan rreth 702 milionë mbërritje turistike, ose 8% më shumë krahasuar me vitin paraprak.
Pas Parisit renditen Madridi në vendin e dytë, i vlerësuar për politikat e tij të qëndrueshmërisë dhe mobilitetit urban, si dhe Tokio në vendin e tretë, që vazhdon të mbetet destinacioni më i rëndësishëm urban në Azi falë ofertës dinamike turistike dhe organizimit të ngjarjeve të mëdha sportive.
Italia rikthehet fuqishëm në pesëshen më të mirë, me Romën në vendin e katërt – e nxitur nga rritja e hoteleve luksoze dhe zgjerimi i aeroportit – si dhe Milano në vendin e pestë, e njohur për modën, dizajnin, klimën sipërmarrëse dhe infrastrukturën moderne turistike./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Komediani shqiptar Taulant Gashnjani “T-Ronimo” në 7 vs. Wild Content Creator dhe komedian me rrënjë shqiptare, Taulant Gashnjani nga Aargau, i rritur në Cyrih, njihet... -
Osmani, pas takimit të saj me mërgatën në Zvicër: Të gjithë na bëjnë krenarë -
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar
Jeta në Zvicër
-
Më pak fëmijë, kriza e mësuesve ka mbaruar Shkalla e lindjeve ndikon gjithashtu në sistemin shkollor dhe mungesën e mësuesve në Zvicër në të... -
Ngadalësohet imigracioni drejt Zvicrës -
Banorët e fshatit që u shkatërrua nga rrëshqitjet e dheut kthehen në shtëpi pas më shumë se një viti -
Valais ndan 10 milionë CHF për viktimat e Crans-Montana -
Zvicër: Iniciativa “jo” për 10 milionë banorë do të dëmtonte ekonominë












