Lajme
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria
Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin
Në mosmarrëveshjen për buxhetin në kantonin Vaud, qeveria po bën lëshime për punonjësit publikë. Ajo miratoi rezolutat përkatëse në një takim të jashtëzakonshëm të mbajtur të premten.
Këshilli i Shtetit (ekzekutivi i kantonit) synon të heqë dorë nga “kontributi i krizës” prej 0.7 për qind në paga, trasnmeton albinfo.ch. Për më tepër, orët e mësimdhënies lehtësuese për mësuesit që janë afër fundit të karrierës së tyre nuk do të shfuqizohen.
Një deklaratë nga Këshilli i Shtetit tregon se tani pret që punonjësit publikë të ndërpresin grevën e tyre, shkruan srf.ch.
Në javët e fundit, mijëra njerëz kanë protestuar vazhdimisht kundër planeve të kursimit, disa madje kanë hyrë në grevë. Janë planifikuar kursime prej 300 milionë frangash zvicerane.
Sindikatat, të pakënaqura
Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin.
Lëshimet përfaqësojnë një fitore të pjesshme, shkruajnë sindikatat në një deklaratë. Megjithatë, kjo nuk është e mjaftueshme. Prandaj, sindikatat po bëjnë thirrje për një grevë tjetër të hënën e ardhshme.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër













