Kosova
Zgjedhjet e 28 dhjetorit: 88% e fletëvotimeve për diasporën janë dorëzuar
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka njoftuar se 88% e fletëvotimeve për diasporën janë dorëzuar tashmë për zgjedhjet që do të mbahen më 28 dhjetor 2025.
Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala, ka deklaruar se operatori ekonomik është duke bërë shpërndarjen e pakove me fletëvotime në adresë të votuesve jashtë Kosovës, të cilët janë regjistruar për të votuar përmes postës.
“Lidhur me votimin jashtë vendit ju njoftojmë që KQZ me datën 12.12.2025 ka pranuar fletëvotimet nga operatori ekonomik dhe në po të njëjtën datë ka filluar vendosja e tyre nëpër zarfet tregues. Ky proces ka përfunduar me 13.12.2025. Dhe të gjitha zarfet janë dërguar në hapësirën qendrore të operatorit ekonomik dhe në përcjellje të Policisë së Kosvës. Me datën 14.12.2025, 57 mijë e 829 pako me fletëvotime janë nisur në qendrat e DHL për në aeroportin e Shkupit, ku janë përgatitur pakot me qëllim të nisjes së tyre tutje. Me datën 15.12.2025, këto pako janë dërguar në Gjermani dhe me datën 16.12.2025 ka filluar shpërndarja e tyre. Sipas raportit të DHL të pranuar dje më 17.12.2025 në orën 23, rezulton se nga 57 mijë e 829 dërgesa në total, 50 mijë e 611 dërgesa janë dorëzuar me sukses tek votuesit. Që shprehur në përqindje i bie 88 për qind të dërgesave të cilat votuesit i kanë pranuar. 90 për qind e dërgesave janë dorëzuar tek votuesit në Evropë, ndërsa 51 për qind tek votuesit jashtë Evropës”, tha ai, transmeton albinfo.ch.
Sipas njoftimit, 1,941 dërgesa nuk janë dorëzuar për shkak se votuesi nuk ka qenë në shtëpi në momentin e tentativës së dorëzimit; 2,421 dërgesa janë dorëzuar te kurieri dhe janë në proces për t’u dërguar te votuesit; 2,615 dërgesa janë aktualisht në tranzit; 208 dërgesa kanë adresë të pasaktë; 17 dërgesa nuk janë dorëzuar për shkak se votuesit kanë ndryshuar adresën; 16 dërgesa janë refuzuar nga votuesit, shkruan EO.
Po ashtu, në këtë mbledhje u bë e ditur se janë përgatitur të gjitha materialet zgjedhore për të mundësuar votimin në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, më 27 dhjetor 2025. Planifikohet që gjatë ditës së enjte (18 dhjetor) të bëhet nisja e këtyre materialeve zgjedhore, përfshirë fletëvotimet, për në përfaqësitë diplomatike.
E-Diaspora
-
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival Të rinj shqiptarë në Berlin, me vetëiniciativë dhe punë vullnetare, kanë sjellë për herë të parë... -
Londër
Lea Ypi prezanton librin “Indignity” në LSE Library -
Siparantum Choir nga Kosova dhe ARTyn Choir nga Lituania në koncert të përbashkët në Pejë -
Berlin
“Defi i Syriganës” ekspozita e Petrit Halilajt sjell artin bashkëkohor me elemente folklorike shqiptare në Berlin -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë
Jeta në Zvicër
-
Prilli 2026 në Zvicër ndër më të nxehtit në histori Muaji prill i vitit 2026 është renditur ndër më të nxehtit e regjistruar ndonjëherë në Zvicër,... -
Rreziku për mungesë karburanti në Zvicër “shumë i lartë” – paralajmërim për verën -
Banorët në Zvicrën frankofone po humbin shtëpitë -
IKEA kritikohet për çmimet: konsumatorët paguanin më shumë se sa prisnin -
Zvicra nuk është e detyruar të ndajë rezervat e saj të karburantit me fqinjët e saj evropianë












