Lajme
Rritja e vjedhjeve: Qeveria britanike paralajmëron qytetarët për pushimet në Zvicër
Ministria e Jashtme britanike ka lëshuar një paralajmërim udhëtimi për Zvicrën. Paralajmërime të ngjashme vlejnë edhe për Gjermaninë, Italinë dhe Portugali.
Zvicra konsiderohet një destinacion turistik ëndrrash. Megjithatë, tani qeveria britanike po paralajmëron qytetarët e saj kundër udhëtimit në Konfederatën Helvetike.
Sipas Ministrisë së Jashtme britanike, Zvicra nuk konsiderohet më një vend i sigurt për turistët. Në fillim të janarit, qeveria britanike lëshoi një paralajmërim për disa vende, duke përfshirë Zvicrën, për shkak të rreziqeve të sigurisë dhe kërkesave më të rrepta për hyrje pas Brexit.
Vendet e tjera të prekura
Paralajmërimi i përditësuar nuk vlen vetëm për Zvicrën, por edhe për Itali, Kroaci, Portugali, Gjermani, Estoni dhe Finlandë. Ministria britanike thekson rritjen e rreziqeve të sigurisë dhe rekomandon kujdes të shtuar, edhe pse nuk ka pasur incidente të mëdha terroriste kohët e fundit.
Rreziku i vjedhjeve të vogla
Ndërkohë që norma e krimit në Zvicër është përgjithësisht e ulët, numri i vjedhjeve të vogla në qytetet kryesore ka shënuar një rritje. Rreziku është veçanërisht i lartë në Aeroportin e Gjenevës dhe në trenat drejt dhe nga qyteti, sipas Ministrisë britanike të Jashtme. Qeveria gjithashtu paralajmëron se mbajtja e drogës mund të sjellë sanksione të rënda dhe se aeroportet zvicerane kanë teknologji të avancuar për kontrollin e bagazheve, transmeton albinfo.ch.
Sportet dimërore dhe ndalimi i mbulimit të fytyrës
Për shkak se sportet dimërore tërheqin shumë turistë britanikë, Ministria e Jashtme rekomandon të kontrollohet paraprakisht mbulimi i sigurimeve. Paralajmërimi i udhëtimit gjithashtu përmend ndalimin e mbulimit të fytyrës në kantonet Ticino dhe St. Gallen.
Brexit dhe autorizimet elektronike
Që nga fillimi i vitit 2025, turistët europianë kanë nevojë për një autorizim elektronik udhëtimi (ETA) për të vizituar Britaninë e Madhe. Përditësimi i paralajmërimeve britanike përfshin kontroll më të rreptë të këtyre autorizimeve dhe nuk lidhet me rritje të papritur të krimeve të dhunshme apo sulmeve terroriste.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër Për herë të parë në Zvicër kërkohet lejimi i vrasjes së rrëqebujve... -
Pas marrëveshjes me Iranin bien çmimet e naftës në Zvicër -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Falimenton kompania zvicerane pas 66 vitesh, 30 punëtorë mbesin pa punë -
Resort luksoz dhe banja termale, investim 200 milionë frangash në Alpet zvicerane











