Sport
Interi, ultimatum Shaqirit: Largohu ose do të qëndrosh në stol!
Mos aktivizimi në ndeshje futbollistike mund të bëjë që Shaqiri të mos të jetë pjesë as e planeve të trajnerit të Zvicrës, Vladimir Petkoviç
Skuadra e Interit është duke u përpjekur për ta bindur Xherdan Shaqirin që të largohet sa më parë nga ekipi dhe të pranojë ofertat e ardhura nga klubet tjera. Vetëm pas gjysmë viti që kur Xherdani u transferua nga Bayern Munchen për në Inter, atij nuk i garantohet më asnjë minutë lojë për sezonin e ri. Siç ka informuar edhe televizioni Rai, klubi i ka vendosur ultimatum 23 vjeçarit shqiptar.
Drejtuesit e klubit kanë komunikuar në mënyrë të qartë në një bisedë të gjatë dhe e kanë sugjeruar Xherdanin që me dashamirësi të pranojë ofertën e Schalke 04, përndryshe ai rrezikon që gjatë gjithë sezonit të jetë i ulur në stol, shkruan tagesanzeiger, përcjell “albinfo.ch”.
Oferta prej 17 milionë eurosh për Shaqirin nga klubi i Schalke 04 tashmë është mbi tavolinën e Interit, por edhe ekipi nga Gelsenkirchen duhet patjetër të përfundojnë negociatat me Juventuesin të cilët janë të interesuar për blerjen e lojtarit Draxler.
“Xherdan Shaqiri i cili nuk kishte durim të presë për të gjetur vendin e tij në klubin e Bayern Munihut, që në fakt duke pasur parasysh lëndimet e shpeshta të Robenit dhe Riberys do të kishte mundësinë për të treguar cilësitë e tij, pati kërkuar të largohet për në Milano. Trajneri i Interit, Roberto Mançini nuk i besonte shumë formës së tij dhe më shumë e la të ulur në bankën rezerviste se sa e aktivizoi në lojë. Në rast se Xherdani nuk gjen një klub të ri, atëherë kjo do të ishte një katastrofë për zhvillimin dhe të ardhmen e tij” raporton gazeta zvicerane, transmeton “albinfo.ch”.
Shaqiri rrezikon edhe vendin në 11-shen e parë të Zvicrës
Gazeta zvicerane shkruan se mos aktivizimi në ndeshje futbollistike mund të bëjë që Shaqiri të mos të jetë pjesë as e planeve të trajnerit të Zvicrës, Vladimir Petkoviç.
Përveç skuadrës së Schalkes, interesim për Shaqirin kanë shfaqur edhe klube të tjera të mëdha evropiane. Sipas “Corriere dello Sport” për futbollistin e Zvicrës janë të interesuar Borussia Dortmund, kurse “Sport Bild” raporton se edhe klubi francez “As Monako” ka hyrë në këtë garë.
Fakt është se në këto momente Shaqiri ka mbetur në një udhëkryq, ndërsa afati kalimtar është deri në fund të gushtit.
“Na mbetet të shpresojmë se ai do të gjejë një klub të ri ku mund të luaj standard dhe të na ndihmojë për kualifikimet e kampionatit evropian. Se a do ta gjejë lumturinë sërish në sezonin e ri, kjo është pak e sigurt. Megjithatë për gjithë këto problem të shkaktuara, një pjesë e fajit e ka edhe vet”, përfundon gazeta.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta











