Kosova
Davos: Kurti takohet me Komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos
Kurti takon Komisioneren e BE-së për Zgjerim në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me Komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, në margjina të Forumit Ekonomik Botëror, transmeton albinfo.ch.
Referuar njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, gjatë këtij takimi është diskutuar mbi progresin ekonomik të Kosovës si dhe avancimin demokratik të vendit. Në fokus të bisedimeve ka qenë edhe Raporti i Vendit i Komisionit Evropian për vitin 2025, i cili, sipas palës kosovare, dëshmon vazhdimin e progresit të Kosovës në rrugën e integrimit evropian.
Në njoftim theksohet se Kosova ka qenë vendi më i përgatitur në Ballkanin Perëndimor në momentin e marrjes së statusit të vendit kandidat, ndërsa progresi demokratik i saj meriton të vlerësohet me këtë status.
Po ashtu, gjatë takimit janë trajtuar edhe çështje të situatës gjeopolitike, Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, bashkëpunimi rajonal si dhe zhvillimet aktuale. Sa i përket bashkëpunimit rajonal, kryeministri Kurti ka theksuar se Kosova luan një rol aktiv dhe konstruktiv, duke mbështetur integrimin më të gjerë ekonomik të rajonit, të bazuar në vlerat dhe standardet e Bashkimit Evropian./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Salzburg
Shkoi për pushime në Kosovë pa miratim, mërgimtari humb vendin e punës në Austri Pushimet në Kosovë i kushtojnë vendin e punës një praktikanti në Austri... -
Në Bernë mbahet mbrëmje letrare kushtuar 95-vjetorit të lindjes së Dritëro Agollit -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Kompozitori kosovar Ardian Gega prezantohet në Pragë me veprën “On the Edge of Silence” -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti zviceran mbështet verifikimin e të dhënave kriminale për lejet e qëndrimit për të huajt Senati i Zvicrës iu bashkua të mërkurën Dhomës së Përfaqësuesve në miratimin e një mocioni që... -
Zvicër: Gjykatën Administrative Federale kritikohet për procedurat e azilit -
Zvicër: Rriten rastet e dumping-ut të pagave në 2025, ndërsa puna e padeklaruar shënon rënie të lehtë -
Parlamenti zviceran miraton rritjen e TVSH-së për financimin e pensionit të 13-të të AVS -
Zbulohet rrjet trafiku ari mes Ticinos dhe Italisë, 230 kg ari të kontrabanduara në Zvicër










