Shkurt.ch
Paga mesatare vjetore në Zvicër, 58.800 franga
Gjatë viteve të fundit në Zvicër është zvogëluar dallimi në mes të pagave të ulëta dhe atyre të larta, thuhet në një studim të Bakbasel
Këtë e tregon një studim i realizuar nga ndërmarrje hulumtuese BAK Basel, e cila ka bërë krahasimin e pagave të vitit 2007 me ato të vitit 2012. Nga ky krahasim del se pagat më të larta gjatë kësaj periudhe janë rritur më pak ndërsa ato më të ulëtat kanë pasur ngritje, shkruan finanzen.ch. Kjo tregon rënie të varfërisë ndërkohë që numri i atyre që marrin ndihma sociale ka mbetur i njëjtë.
Në shifra absolute, paga mesatare vjetore e zviceranëve në vitin 2012 ka qenë 58.800 franga, transmeton albinfo.ch. Të ardhurat mesatare (Median: gjysma e popullatës nën to dhe gjysma tjetër mbi to) në atë vit kanë qenë 49.981 franga. Nga viti 2007 deri në vitin 2012 pagat mesatare janë rritur për 6700 franga ndërsa ato “median” për 6600 franga. Dihet se kriza e madhe financiare botërore pati bërë që në vitet 2009 dhe 2010 pagat të stagnonin.
Sipas përfaqësuesit të Bakbasel, Martin Eischkler, zvogëlimi i numrit të atyre që kanë paga më të vogla lidhet me aktivizmin e sindikatave dhe të majtës. “Për shembull iniciativat e sindikatave, si ajo “e 3000 frangave” ose iniciativa për pagën minimale prej 4000 frangave – të cilën ndërkohë e paguajnë shumë punëdhënës vullnetarisht – kanë bërë që pagat në skajin e poshtëm të kenë një rritje pak më të madhe”.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro
Jeta në Zvicër
-
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga Një kërkim në shkallë të gjerë ndaj tij deri më tani ka qenë i pasuksesshëm... -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Qindra akademikë në Zvicër janë mobilizuar kundër një marrëveshjeje akademike me Izraelin -
Crans-Montana: Përgjegjësitë mund të arrijnë deri te kantoni












