Lajme
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike
Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara ideologjikisht që vijnë nga aktivistë dhe grupime ekstreme. Për këtë qëllim, njësi speciale e policisë për parandalimin e ekstremizmit po forcohet dhe po rekruton një specialist të ri.
Specialisti i ri do të jetë përgjegjës për mbledhjen e informacionit mbi individë, ngjarje dhe organizata që paraqesin rrezik. Sipas njoftimit të punës, kjo është një detyrë përgjegjëse dhe e shumëanshme, që zhvillohet “në një mjedis politik dhe mediatikisht të ndjeshëm.” Njësia speciale për parandalimin e rreziqeve përfshin një seksion për aktivizëm dhe ekstremizëm, me detyrë parandalimin e kërcënimeve ideologjike.
Zëdhënësja e policisë së Cyrihut, Judith Hödl, nuk dha informacion mbi numrin e punonjësve në njësinë kundër ekstremizmit, duke argumentuar “arsye taktike policore.” Ajo theksoi se njësia ka fituar më shumë profesionalizëm dhe specializim, ndërsa këshilli i qytetit ka miratuar një pozicion shtesë për këtë qëllim, transmeton albinfo.ch.
Hödl shtoi se polarizimi i shtuar shoqëror ka çuar në rritje të ekstremizmit – majtas, djathtas dhe të motivuar nga feja – dhe policia e qytetit duhet t’u përgjigjet këtyre rreziqeve me burime shtesë. Këshilli Federal gjithashtu synon të krijojë mundësi shtesë veprimi dhe monitorimi kundër kërcënimeve terroriste dhe ekstremiste përmes një rishikimi të Ligjit për Shërbimet e Inteligjencës.
Këshilltari i qytetit, Michael Schmid, nga Alternativa Lista, përshëndeti iniciativën e policisë për të analizuar më saktë situatën e kërcënimeve, duke shtuar se është e rëndësishme të kontrollohet me kujdes mënyra se si policia e qytetit identifikon individët dhe ngjarjet që mund të paraqesin një kërcënim ekstremist.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41












