Integrimi
Gjermania, viza pune në vend të azilit për refugjatët nga Ballkani!
Kjo do t`u mundësonte shtetasve të vendeve të këtij regjioni që të shkojnë në Gjermani përmes një rruge tjetër dhe jo përmes azilit
Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD) po përpiqet që për refugjatët nga shtetet e Ballkanit Perëndimor të krijohet mundësia e fitimit të një vize pune. Kjo do t`u mundësonte shtetasve të vendeve të këtij regjioni që të shkojnë në Gjermani përmes një rruge tjetër dhe jo përmes azilit.
Gjithmonë sipas këtij propozimi, shtetasit e Shqipërisë, Serbisë apo Kosovës do të fitonin një vizë pune në rast se ata sigurojnë paraprakisht një kontratë pune në Gjermani me të ardhura që e kalojnë pagën minimale prej 1460 euro bruto në muaj, shkruan finanz.net.
Këtë propozim e ka bërë publik sot në një konferencë telefonike me kryeministrat e landeve që vijnë nga partia e tij, kryetari i SPD-së, Sigmar Gabriel.
Sa u përket vizave të punës, ato duhet të jepen në numra të kufizuar, transmeto albinfo.ch. Për të realizuar këtë synim të SPD-së nuk nevojitet ndryshim i ligjit, thonë në këtë parti. Ndërsa vënia në jetë e propozimit të përmendur mund të bëehet në çdo kohë përmes udhëzimit nga Agjencia Federale për Ndërmjetësim të Punës (BA).
Në këtë kontekst, SPD angazhohet po ashtu edhe për zgjerimin e grupit të shteteve të sigurta në Ballkanin perëndimor duke futur aty, veç tjerash, edhe Kosovën. Kjo gjë, sipas saj do të ndihmonte në shpejtimin e procedurave të azilit.
Në gjashtë muajt e parë të vitit, vetëm nga Kosova, Shqipëria dhe Serbia në Gjermani ka pasur 67.400 kërkesa azili. Gjasat për njohje të azilit për ta janë afër zeros.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit











