Muzikë
Sukses në Norvegji, Ari Bajgora nominohet për katër çmime në Spellemannprisen
Artisti me origjinë shqiptare në garë për çmimet më prestigjioze të muzikës norvegjeze
Reperi 21-vjeçar me origjinë shqiptare, Ari Bajgora, është ndër artistët më të nominuar këtë vit në çmimet prestigjioze norvegjeze të muzikës, Spellemannprisen, duke konfirmuar rritjen e tij të shpejtë në skenën muzikore të Norvegjisë, transmeton albinfo.ch.
Artisti, i cili jeton në zonën e Grünerløkka në Oslo, është nominuar në katër kategori kryesore: Kënga e Vitit, Kompozitori i Vitit, Hip Hop dhe Publikimi i Vitit. Nominimet e shumta e vendosin atë në qendër të vëmendjes së industrisë muzikore norvegjeze për vitin aktual.
Bajgora ka theksuar se kjo arritje ka një domethënie të veçantë për familjen e tij, duke kujtuar se prindërit e tij u vendosën në Norvegji si refugjatë 26 vjet më parë. Sipas tij, suksesi përfaqëson jo vetëm një triumf personal, por edhe një histori integrimi dhe përkushtimi, transmeton tutje albinfo.ch.
“Është interesante të tregosh se mund të shkruash mirë edhe në norvegjisht, edhe pse nuk vjen nga një familje norvegjeze”, është shprehur artisti.
Ari Bajgora ka nisur të interpretojë që në moshën 11-vjeçare në parkun Sofienbergparken në Oslo, ku performonte dhe mblidhte fonde për njerëzit në nevojë. Që atëherë, ai ka ndërtuar gradualisht profilin e tij artistik, duke u shndërruar në një nga zërat më të spikatur të brezit të ri në hip hop-in norvegjez.
Ndër këngët e tij më të njohura janë “Løsningsorienterte” (2023), “Situasjon” (2024) dhe “Falle og slå seg” (2025), kjo e fundit duke u renditur si kënga norvegjeze më e dëgjuar e vitit. Përveç nominimeve në Spellemannprisen, ai ka qenë gjithashtu i nominuar në çmimet P3 Gull dhe për Zbulimin e Vitit në vitin 2024.
Me një stil autentik dhe tekstet e tij të shkruara në norvegjisht, Ari Bajgora po konsolidohet si një fenomen i ri i muzikës në Norvegji, duke dëshmuar se talenti dhe përkushtimi kapërcejnë kufijtë kulturorë./Albinfo.ch

Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Austri
Festa Kombëtare e Kosovës u festua në Linz, në Shtëpinë e Kulturës “Neue Heimat” Diaspora shqiptare në Linz festoi Festën Kombëtare të Kosovës në Shtëpinë e Kulturës “Neue Heimat”... -
Florida
Rihapet Shkolla Shqipe në Naples, nis mësimi më 20 shkurt -
Një festë për Kosovën në Bernë -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Motrat Arifi nga diaspora përfaqësojnë Kosovën në skenën ndërkombëtare të golfit
Jeta në Zvicër
-
Tarifat e reja për shërbimet ambulatore në Zvicër: Mjekët janë të pakënaqur dhe disa tentojnë t’i shmangin Që nga fillimi i vitit, kanë hyrë në fuqi tarifat e reja për shërbimet ambulatore në... -
Një festë për Kosovën në Bernë -
E-scooterët e modifikuar po arrijnë shpejtësi të rrezikshme në Zvicër -
Ligji për rregullimin e platformave digjitale kritikohet për mungesë mbrojtjeje të të rinjve -
27 shtetet anëtare të BE-së synojnë të nënshkruajnë paketën e marrëveshjeve me Zvicrën













