Muzikë
Ansambli “Trojet” shënoi 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Programi artistik solli një mozaik të pasur folklorik me valle dhe këngë nga treva të ndryshme shqiptare, të interpretuara nga grupmosha të ndryshme
Në Winterthur u organizua një manifestim festiv nga Ansambli “Trojet” me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, duke mbledhur qindra bashkatdhetarë nga diaspora shqiptare në Zvicër. Mbrëmja u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe festive.
Të pranishmit u mirëpritën nga kryetari i ansamblit, Zeqë Gashi, ndërsa në aktivitet morën pjesë edhe përfaqësues diplomatikë dhe figura të jetës shoqërore e kulturore, përfshirë ambasadorin e Maqedonisë së Veriut në Bernë, Rexhep Demiri si dhe përfaqësues nga Konsullata e Kosovës në Cyrih dhe veprimatrë të tjerë të diasporës.
Programi artistik solli një mozaik të pasur folklorik me valle dhe këngë nga treva të ndryshme shqiptare, të interpretuara nga grupmosha të ndryshme, duke reflektuar gjallërinë dhe vazhdimësinë e traditës në diasporë.
Një moment i veçantë ishte edhe hapja simbolike me elemente artistike që spikatnin rolin e familjes dhe trashëgimisë në ruajtjen e identitetit kombëtar.
Ky manifestim konfirmoi edhe një herë rolin e rëndësishëm të diasporës shqiptare në Zvicër në kultivimin dhe përcjelljen e vlerave kulturore dhe historike ndër breza.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta
















