Lajme
“Kushtrimi i Lirisë” në Itali, një thirrje e zemrës për kujtesë, nderim dhe bashkim
Komuniteti shqiptar në Itali do të mblidhet më 8 mars 2026 në Campi Bisenzio pranë Firences për manifestimin përkujtimor “Kushtrimi i Lirisë”
Komuniteti shqiptar në Itali, respektivisht Federata Kombëtare e Shoqatave Shqiptare në Itali (FNAI), Shoqata Adriatiku, do të mblidhet më 8 mars 2026 në Campi Bisenzio pranë Firences për manifestimin përkujtimor “Kushtrimi i Lirisë”, kushtuar sakrificës sublime të Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të lirisë së Kosovës.
Ky manifestim nuk është vetëm një ngjarje por është një moment i thellë reflektimi dhe përjetimi shpirtëror, ku kujtesa bëhet fjalë, këngë dhe ndjenjë e përbashkët. Është një thirrje që vjen nga historia dhe që bashkon zemrat e shqiptarëve larg atdheut, për të kujtuar se liria është amanet dhe përgjegjësi.
Përmes aktiviteteve kulturore dhe artistike, fjalëve përkujtimore dhe pjesëmarrjes së përfaqësuesve të institucioneve, aktivistëve të mërgatës dhe pjesëtarëve të Familjes Jashari nga Kosova, ky manifestim do të rikthejë në ndërgjegjen kolektive sakrificën që i dha kuptim rrugëtimit tonë drejt lirisë.
Mysafir special do të jetë Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve nga Maqedonia e Veriut, ndërsa ekspozita fotografike “Prekazi dashuri, dhimbje dhe krenari kombëtare” nga Sefer Aliçkaj do të sjellë një rrëfim të fuqishëm vizual që prek thellë ndërgjegjen dhe emocionin.
“Kushtrimi i Lirisë” është një dëshmi se, edhe larg vendlindjes, kujtesa mbetet e gjallë dhe identiteti ruhet përmes bashkimit. Është një mesazh për brezat e rinj se sakrifica nuk harrohet dhe se rrënjët tona janë burim force dhe dinjiteti.
Në këtë ditë, mërgata shqiptare në Itali do të dëshmojë se liria nuk është vetëm histori por ajo është një dritë që na udhëheq, një përgjegjësi që na bashkon dhe një betim që e mbajmë gjallë në zemër.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit08 Mars 2026
- Ora15:30
- Data e përfundimit8 Mars 2026 - 18:00
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














