Lajme

Manifestimi “Kurora e Lirisë”, kujtesë që bashkon brezat në Zvicër

Një rrjet bashkëpunimi prej mbi 70 shoqatash dhe organizatash shqiptare është dëshmi e unitetit dhe e angazhimit të përbashkët për ruajtjen e kujtesës kombëtare

“Manifestimi përkujtimor me program artistik “Kurora e Lirisë” që do të mbahet më 14 mars në Bernë, përfaqëson një akt të rëndësishëm nderimi ndaj sakrificës sublime të Familjes Jashari dhe të gjithë atyre që kontribuan në rrugëtimin drejt lirisë dhe dinjitetit të popullit shqiptar.

“Kurora e lirisë” është një dëshmi e gjallë se kujtesa historike nuk është vetëm një detyrim moral, por edhe një burim i pashtershëm frymëzimi për të ardhmen tonë të përbashkët”, thuhet në një komunikatë për media, të dërguar nga Këshilli Organizativ i këtij manifestimi.

“I organizuar në një frymë respekti dhe përgjegjësie historike, ky manifestim shndërrohet në një hapësirë reflektimi ku kujtesa kolektive forcohet dhe vlerat që na bashkojnë marrin një dimension të ri në ndërgjegjen e kombit.

Në Zvicër, ku mërgata shqiptare vazhdon të jetë një urë e gjallë ndërmjet historisë dhe së ardhmes, « Kurora e Lirisë » merr një domethënie të veçantë si simbol i unitetit, solidaritetit dhe përkushtimit ndaj trashëgimisë sonë kombëtare.

Sakrifica e Familjes Jashari mbetet një dritë udhërrëfyese, një kujtesë e përhershme se liria është një vlerë që kërkon përkushtim të vazhdueshëm dhe përgjegjësi të përbashkët.

Përmes pjesëmarrjes së institucioneve, shoqatave, artistëve, klubeve dhe përfaqësuesve të kombit tonë, ky manifestim dëshmon fuqinë e bashkimit dhe rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike në një shoqëri demokratike dhe multikulturore”, vazhdon komunikata.

Një rrjet i fuqishëm bashkëpunimi që përfaqëson mbi 70 shoqata dhe organizata shqiptare është dëshmi e unitetit dhe e angazhimit të përbashkët për ruajtjen e kujtesës dhe të vlerave kombëtare.

Një kontribut i përbashkët

Këshilli organizativ i shoqatave kulturore shqiptare “Kurora e lirisë” shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë ata që me përkushtim dhe angazhim po kontribuojnë në realizimin e këtij projekti, partnerët institucionalë, shoqatat, sponsorët, artistët, sportistët dhe bashkëpunëtorët.

Manifestimi do të nderohet gjithashtu me pjesëmarrjen e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve « Shota » nga Republika e Kosovës, si dhe me praninë e sponsorit medial Radio Televizioni i Kosovës (RTK).

Forca e padukshme e mërgatës

Të gjithë vullnetarëve, të cilët me përkushtim, energji dhe ndjenjë të thellë përgjegjësie kontribuan në çdo aspekt të organizimit të këtij projekti Këshilli organizativ u shpreh mirënjohjen dhe konsideratën më të lartë.

Duke ruajtur kujtesën dhe duke forcuar lidhjet ndërmjet brezave, mërgata shqiptare në Zvicër dëshmon se liria nuk është vetëm një e drejtë e fituar, por një amanet që na bashkon dhe na udhëheq drejt së ardhmes me dinjitet dhe përgjegjësi”, thuhet në mbyllje të komunikatës së Këshillit Organizativ të manifestimit “Kurora e Lirisë”.

Pjesëmarrësit dhe mbështetësit (sipas protokollit)

Organizator

Këshilli i Shoqatave Kulturore Shqiptare në Zvicër

Mysafir nderi

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve « Shota » nga Republika e Kosovës

Sponsorë

A.Dibra, Autohandel

BB Gerüstbau

Dion Bau

Securion, Bernë

Polissage marbre Genève

Rénovations salr-Thaqi

Sponsorë medial

RTK, Radio Televizioni i Kosovës

Albinfo.ch

Besainfo

Alb Radio

Partnerë institucionalë dhe rrjete

Dora d’Istria  Shoqatë kulturore

Unioni I Shoqatave LUGINAS ( mbi 30 shoqata)

Lidhja Shqiptare në Botë

Club pour l’Unesco

Rrjeti Intelektual Shqiptar

Shoqata Bashkimi, Bern

Shoqata GJERGJ KASTRIOTI,  Zvicër

Shoqata Racaku, Nyon

Shoqata RNH, Rinia nuk harron

Shoqata Skënderbej

Shoqata Humanitare Papuçarët

Shoqata kulturo-artistike Dona

Klubi i motoristave SHQIPONJAT

Hora e Skënderbeut, Zvicër

Art Plisi

Studio artistike Fenix

Studio Aktrimi

Shoqata studentore

Shoqata “Studenti” Zürich

ANEA, Neuchâtel

Federata e studentëve shqiptarë në Zvicër

Shoqata e studentëve shqiptarë, Universiteti i Lozanës

Shoqata dhe ansamble prezentuese me program artistik

Ansambli Arbërsha

Ansambli Trojet

Ansambli VATRA

Sh.K.A. Ilirët

Sh.K.A. Dardania

Sh.K.A. Teuta

Shoqata Atdheu

Shoqata Albakult

Shoqata Bashkimi,Uster

Ansambli Shqiponja

Kori Lulëkuqet

Kori Lyra

Lahutari

Artband

Manifestimi « Kurora e lirisë » mbahet në Kursaal Arena në Bernë.

Data: E shtunë, 14 mars 2026

Ora: 15:00–18:30

Adresa: Kursaal Bern, Kornhausstrasse 3, 3013 Bern, Suisse / Schweiz

Hyrja falas

Info: +41 79 607 46 74

Mail: [email protected]