Integrimi
Goldify organizon seminar për rrjetet sociale në Zvicër, nga prania online te rritja e biznesit
Në një treg gjithnjë e më digjital, prania në rrjetet sociale nuk është më opsion, por domosdoshmëri. Shumë biznese janë aktive online, por pak prej tyre e përdorin këtë potencial në mënyrë strategjike dhe të strukturuar. Pikërisht nga kjo nevojë konkrete ka Goldify do të organizojë një seminar për rrjetet soclale, një mundësi e mirë për bizneset.
Ky seminar është konceptuar si një trajnim intensiv dhe praktik, i cili i ndihmon sipërmarrësit dhe profesionistët të kuptojnë qartë se si funksionojnë rrjetet sociale dhe si të ndërtojnë një prezencë që sjell rezultate reale.
Seminar dygjuhësh me ligjërues me përvojë
Seminari mbahet në dy gjuhë:
Në gjuhën gjermane ligjërues është Xhelal Deari, me përvojë në menaxhim, strategji dhe zhvillim biznesi.
Në gjuhën shqipe ligjëruese është gazetrja e njohur Naile Dema, e ftuar enkas nga Kosova, me eksperiencë në komunikim dhe media sociale.
Formati dygjuhësh e bën seminarin të qasshëm për një audiencë më të gjerë dhe krijon mundësi reale për rrjetëzim profesional.
Çfarë përfshin seminari
Gjatë trajnimit trajtohen:
Si funksionojnë realisht platformat si Instagram dhe Facebook
Si të ndërtohet një strategji e qartë për përmbajtjen
Si të rritet dukshmëria organike
Si të pozicionohet një brand në mënyrë profesionale
Si të vendosen objektiva të matshme dhe të arritshme
Fokusi është praktik, konkret dhe i aplikueshëm menjëherë në bizneset tuaja.
Goldify, eksperiencë reale në marketing digjital
Goldify është një ndërmarrje e specializuar në Digital Marketing dhe Graphic Design, e cila ka shoqëruar shumë kompani drejt suksesit të tyre online. Nga bashkëpunimi i drejtpërdrejtë me biznese të ndryshme ka lindur nevoja për edukim më të strukturuar në fushën e mediave sociale.
CEO e Goldify është Lume Deari, e cila me vizionin dhe përkushtimin e saj ka ndërtuar një brand të njohur për profesionalizëm, estetikë dhe rezultate konkrete.
Detajet e seminarit
Data: 28 Mars 2026
Kohëzgjatja: 4 orë
Lokacioni: Wiesendangen, Zvicër
Gjuha: Gjermanisht dhe Shqip
Çmimi: 280 CHF
Regjistrohu tani
Të gjithë të interesuarit mund të regjistrohen direkt përmes linkut zyrtar më poshtë:
https://www.goldify.ch/socialmediaseminar
Vendet janë të kufizuara. Regjistrimi bëhet online dhe konfirmohet pas aplikimit.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit28 Mars 2026
- Ora09:00
- LokacioniWiesendangen, Zvicër
- Data e përfundimit28 Mars 2026 - 13:00
E-Diaspora
-
Turne shahu në Vjenë për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës Me një turne shahu, të pesëdhjetin me radhë që nga themelimi, në ambientet e Federatës së... -
Kur jeta rrëfehet përmes letrave -
Zvicër
Entela Zhuta, një inxhiniere lidere në Energjetikë dhe IT -
Konsullata e Kosovës në Cyrih shënon 18-vjetorin e Pavarësisë mes diplomacisë dhe tingujve të Elina Dunit -
Londër
Londra nderon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me pritje diplomatike
Jeta në Zvicër
-
Për shkak të mashtrimeve me sigurime, bëhet e vështirë të lidhësh një kontratë të re Nëse kontrata e mëparshme e sigurimit të përgjegjësisë është ndërprerë për mashtrim, qoftë edhe minimal, mund... -
Vinjetë falas për shoferët me aftësi të kufizuara në Austri -
Në temperaturën e ujit prej 5 gradësh, ujku noton nëpër liqenin e Lucernës -
Polarizimi politik në rritje në Zvicër që nga viti 1990 -
Politikanët zviceranë sfidojnë qëndrimin e OBSH-së mbi alkoolin












